E Hënë, 2 Nëntor 2026

Elhaida Dani favorite për çmimine madh të “The voice of Italy”

TIRANE - Rrethi është mbyllur. Sot do të shpallet emri i fituesit të edicionit të parë të “The Voice of Itali”. Në orën 21.10 edhe në Rai 2 dhe RAI HD, do të performojnë Elaida Dani e dhe tre finalistët e tjerë live. Finalistët që do të konkurrojnë këtë mbrëmje janë Elahida nga ekipi i Cocciante-s, Silvia Capasso nga ekipi i Noemi-t, Timothy Cavicchini nga ekipi i Pelù-së dhe Veronica De Simone nga ekipi i Rafella Carrà-it.

Janë vetëm katër këngëtarë të mbetur në garë, por mediat italianë kanë nisur të ekspozojnë opinionet e tyre për këngëtarët më të preferuar.  Media italiane ”Rete 24”, shkruan në faqen e saj online se Elhaida Dani është më e favorizuara për të fituar “The Voice of Italy”. Ndërkohë dy media të tjera italiane si Corriere della Sera dhe La Republica ndër katër konkurrentët finalistë kanë spikatur vetëm dy prej këtyre emrave, si favoritë për çmimin e madh, Elaida Danin dhe Timothy Cavicchinin.

Megjithatë në listën e konkurrentëve janë edhe dy këngëtarët e tjerë si Silvia Capasso dhe Veronica De Simone. Kur shkruhet për Elhaidën përmendet pjesëmarrja në "Star Academy", fitoret e saj në festivalin "Top Fest" në "Champions League" në Rumani, si dhe përfshirja në finalen e Festivalit të RTSH-së. “Rete 24” shkruan se këngëtarja e re, e lindur dhe e rritur në Shkodër, ka një zë të bukur e të fuqishëm, por ajo që bën më shumë përshtypje është fakti që ka marrë pjesë në disa talent shou në vendin e saj.

"Elhaida duket super e favorizuar për të fituar këtë edicion të "The Voice", megjithëse thuajse gjithmonë ka kënduar në anglisht", shkruan "Rete 24". Mbrëmjen e sotme në “The Voice of Italy”, Elhaida do të garojë mes tre finalistëve të tjerë. Sfida e së sotmes do të jetë e vështirë. Çdo këngëtar do të performojë katër këngë. Deri tani 20 vjeçarja nga Shkodra ka kaluar më së miri çdo fazë të programit.

Me zërin e fuqishëm dhe ëmbëlsinë e interpretimit të saj ka emocionuar anëtarët e jurisë dhe ka bërë për vete publikun e gjerë që e ka votuar në masë. Në finale shtohet një element i ri vlerësimi për katër kandidatët e The Voice. Veç televotës, do t’u shtojë pikë edhe numri i shkarkimeve nga itunes i këngëve të tyre të padëgjuara, një copëz të të cilave secili prej tyre e këndoi edhe në semifinale.

Elhaida paraqitet me “When love calls your name” (me muzikë të Riccardo Cocciantes). Sa më shumë persona të shkarkojnë këtë këngë, aq më shumë pikë do t’i jepen asaj nesër: çdo shkarkim i këngës, që kushton 0,99 €, do të vlejë 2 pikë për Elhaidën në finale.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›