E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti voton tre ligjet e integrimit

Miratohen në seancën e jashtëzakonshme parlamentare tre ligjet e integrimit ku përfshihen projektligji për Nënpunësin Civil, projektligji për Gjykatën e Lartë dhe Reforma Parlamentare.

Keto tre ligje moren edhe voten e opozites, pasi u pranua kushti i tyre per futjen ne fuqi ne legjislaturen e ardhshme. Ne fjalen e tij, Kryeministri Berisha kerkoi nga opozita qe ta mbyllin Kuvendin me nje akt dinjitoz, si eshte sipas tij votimi i Amnistise. “Kryetari juaj është politikan kioskë, ai thotë do fal gjobat e 1 marsit e këtej, pse të 1 shkurtit, apo 1 janarit jo. Të votojmë dhe amnistinë si një akt të denjë dhe e mbyllim këtë seancë me vendime shumë të rëndësishme, nuk keni shkak të refuzoni amnistinë, cfarë do u thoni atyre që kanë punësuar mijëra vetë, biznesmenëve të Elbasanit, bashkim cfarë do u thuash biznesmenëve të Korcës që nuk voton amnistinë, s’ka asgjë partiake, kryetari yt premtoi të heqë gjobat e 1 marsit e këtej, t’i bëjmë qytetarët të drejtë para ligjit, pse vini me paragjykime. Është kollaj të futesh në fabrikat e tyre për ndonjë votë, doni konsultime mes tuaj, merrni kohën që ju duhet”- tha Berisha. Kreu i Qeverise, ka perseritur edhe ne kete seance premtimin se do te liberalizohen vizat me Ameriken. Duke replikuar pas deputetit Bushati, qe e ka cilesuar kete premtim si qiqra ne hell Berisha ka thene se te njejten gje kane thene ata edhe kur ai prematoi heqjen e vizave me BE, apo anetaresimin ne NATO. Ndërkaq deputeti i PS-se, Sajmir Tahiri, duke i kujtuar Berishes deklaraten se eshte gjysh e baba i plote e jo gjysme, ka thene se ai eshte shërbëtor i fëmijëve të ti. “Vulen e mbajnë ata, ti punon për ta, je baba full time se punon për fëmijët e tu full time, një gjë të jesh i sigurtë, po ke merakun e Fierit ta shuaj unë këtë merak, është cliruar Fieri, qarku i Durrësit s’të përket me, Elbasanit po ashtu, këshilli bashkiak i Tiranës s’të përket më. Ne i rikthyem legjitimitetin pushtetit vendor në të gjitha qarqet, në shumicën dërrmuese, mos qaj hall, nëse ke hallin e kryetarit të PS do e shohësh kryeministrin e ardhshëm, nëse ke hallin e rivaliteteve në opozitë ke të drejtë, e kemi rivalitet, Meta thotë se do e marrësh karrigen falas, ne duam ta japim me 1 euro, për këtë po hahemi”, tha Tahiri. Ne seancen e jashtezakonshme ndodhet i pranishem ne salle edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›