Raketat ruse mberrijne ne Siri

Ka mbërritur në Siri ngarkesa e parë e një sistemi të avancuar raketash
ruse, ka bërë të ditur presidenti sirian Bashar al Assad në një
intervistë për një televizion libanez.
Rusia deklaroi se do të vazhdonte dërgimin e armëve në Siri menjëherë pasi Bashkimi Evropian hoqi embargon e armëve për këtë vend. Presidenti Assad raportohet t’i ketë thënë gjithashtu televizionit të lidhur me lëvizjen Hezbollah, Manar TV, se batica e luftës po ndërron drejtim. “Siria ka marrë ngarkesën e parë të sistemit rus të raketave S-300. Ngarkesat e tjera do të mbërrijnë së shpejti”, ka deklaruar Assad në intervistë. SiriaSHBA, thirrje Hezbollahut Siri, rebelët kritikojnë koalicionin opozitarSiria, Rusia: Do vijojmë furnizimin me armë S-300 është një sistem raketash shumë i fuqishëm i tipit tokë-ajër, që mund të godasë gjithashtu aeroplanmbajtëset, si dhe të qëllojë raketa balistike. Dërgimi i raketave të tilla ngre shqetësimet për rritjen e tensioneve me Izraelin, në një kohë kur Siria ka deklaruar se do të përgjigjet direkt nëse Izraeli do të kryejë sulme të tjera ajrore në territorin e saj. Disa analistë e kanë cilësuar dërgimin dhe përdorimin e raketave si një element që mund të ndryshojë “rrjedhën e lojës” në konfliktin sirian. Gjithashtu, ekziston frika se raketat mund të çojnë dëm përpjekjet për mbajtjen e një konference për paqen në Siri, e parashikuar për në muajin qershor në Gjenevë. Më herët një lider i rebelëve tha për BBC se lëvizja Hezbollah po pushtonte Sirinë. Gjenerali Selim Idriss, në një intervistë për BBC deklaroi se mbi 7 mijë luftëtarë të lëvizjes shiite po marrin pjesë në sulmet ndaj rebelëve në qytetin e Kusairit. Ndërsa një ditë më parë, ministri i Jashtëm sirian Walid Muallem tha se forcat e armatosura siriane kanë rinisur ofensivën. “Trupat tona janë rikthyer në veprim”, deklaroi ministri për mediat libaneze. / Top Channel