E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elhaida Dani fluturon ne finalen e The Voice of Italy

19 vjecarja shkodrane Elhaida Dani vazhdon të bëjë për vete publikun italian. Në një sfidë emocionuese ajo ka arritur të shkojë në finalen e konkurstit The Voice of Italy. E nëse publiku ka qenë i pavendosur duke u ndarë përgjysëm mes saj dhe sfidantit Matia, mjeshtri Rikardo Kociante ka zgjedhur pikërisht vajzën nga Shqipëria për në finale.

Besoj se mund të fluturoj.

Kjo ka qenë kënga që i ka sjellë dhe një sukses më shumë këngëtares shqiptare 19 vjecare pjesëmarrëse në The Voice of Italy.

Dhe në fakt Elhaida ka fluturuar drejt finales.

Në një gjysëm finale të mbushur me emocione Elhaida ka dhuruar disa performanca duke treguar dhe njëherë talentin e saj.

Fillimisht ka qenë dueti me Uilliams dhe hitin e tij ndërkombëtar This is Love.

E më pas prezantimi me mësuesin e saj Rikardo Kociante me një nga kryeveprat e muzikës italiane.

Gjatë klipit të prezantimit Elhaida shpreh mirënjohjen për shansin që i është dhënë

“Kam mësuar shumë dhe ndihem e nderuar për këtë mundësi”
dhe Kociante nga ana e tij e falenderon për atë që ajo i ka transmetuar.

“Edhe ti më ke dhënë shumë”

Dhe ka qenë pikërisht mësuesi i saj që i ka dhënë pikët e para të avantazhit ndaj sfiduesit.

“Zgjedh t’i jap Elhaidës 60 pikët kundrejt 40 për Matian, pasi Elhaida është gati të lulëzojë”

Ndërsa publiku italian duke shënuar një rekord prej mijëra telefonatash
“Eshtë e ekzagjeruar, 30 mijë telefonata vetëm për këtë sfidë...”

Eshtë ndarë përgjysëm mes sfiduesve.

Por së bashku me pikët e Kociantes Elhaida vazhdon edhe më e sigurtë rrugën drejt finales së madhe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›