E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pershkallezohen protestat ne Stokholm

Përshkallëzohet dhuna në Suedi. Trazirat dhe flakët në Stokholm kanë vazhduar për të katërtën ditë me radhë.
Të rinj të zemëruar në kryeqytetin suedez kanë vazhduar te shprehin revolten e tyre te thelle kundrejt dhunes se policise nga e cila humbi jeten nje emigrant 69 vjecar.
Protestuesit kane djegur një restorant, më shumë se 30 makina dhe kanë plagosur tre policë.
Kur zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin në restorantin në Skogos, dhjetëra të rinj kanë hedhur gurë mbi ta.
Me pare kishte nderhyre policia për të dënuar turmën e të rinjve të grumbulluar.

Vetëm natën e kaluar janë djegur automjete në së paku 15 vende në Stokholm dhe ne lagjet periferike.

Gjatë katër ditëve të kaluara, protestuesit kanë dëmtuar edhe dyqane, një shkollë, një çerdhe, një stacion të policisë dhe një qendër të artit.

Dhuna, për të cilën thuhet se ka marre shkas nga zemërimi i të rinjve per shkak te shifrave te larta te papunësisë dhe diskriminimit te emigrantëve, ka tronditur kombin.

Kryeministri i Suedisë, Frederik Reinfeld, ka fajësuar “te ashtuquajturit huliganë për trazirat dhe ka bërë thirrje për qetësi. Forcat e policise deri tani jane treguar te pafuqishme per te parandaluar dhunen e protestuesve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›