Funksionimi i KQZ

Kryetarja e KQZ, Lefterie Lleshi, thotë se pavarësisht se pavarësisht mungesës së tre anëtarëve, KQZ vijon punën në përputhje me ligjin. Më shumë se mungesa e tre anëtarëve, atë e shqetësojnë proceset ankimore pas ditës së zgjedhjeve.
Në seminarin e organizuar nga PNUD, mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore, kreu i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj, thotë se Kolegji Zgjedhor, duhet të tregohet i paanshëm në gjykimet pas ditës së zgjedhjeve.
Në më pak se një muaj, funksionimi i KQZ-së, si hallka kryesore e procesit zgjedhor është vendosur në epiqendrën e debateve politike.