Elhaida Dani kalon ne gjysmefinalen e The Voice of Italy
“Adagio “ e Lara Fabian i ka sjellë fat këngëtares 19 vjeçare nga Shkodra. Elhaida Dani kalon në gjysmëfinalen e “The Voice of Italy”. Dani solli një performancë të mrekullueshme, interpretim tronditës, prekës dhe të ndjerë të këngës.
Zëri, interpretimi, performanca teknika dhe ndjeshmëria kanë bërë që publiku dhe juria të jenë në unison për këngëtaren shqiptare Elhaida Dani.
“Sot vure motorin turbo”- i thotë anëtari i jurisë Pelù duke vlerësuar fuqinë e zërit të vajzës nga Shkodra.
“Do të kesh thyer disa llampadarë në shtëpitë e italianëve” - vlerëson Rafaella Carrà.
Mentori i saj Cocciante: në zarfin me emrin e votuar nga publiku, thërret emrin e Elhaidës, si gjysmëfinalistja e parë. Duartrokitjet në salle nuk kanë të ndaluar, por dukshëm edhe juria është me zërin unik të “The Voice of Italia” Elhaida Danit, që përfaqëson denjësisht Shqipërinë në këtë event muzikor.