E Diel, 1 Nëntor 2026

Stamboll piktura sa dy fusha futbolli merr rekordin Gines

Artistë nga Turqia kanë vendosur një rekord të ri Gines për pikturën më të madhe në botë në terren. Projekti i realizuar në Stamboll është një pikturë në hapësirë e vendosur mbi një platformë betoni 12 mijë metër katror ose e thënë ndryshe me madhesinë e dy fushave të futbollit.
Piktura është ide e karikaturistit 25-vjeçar turk Akin Candemir, por vetë autorit I pëlqen të thotë se kjo ishte një përpjekje bashkëpunuese. "460 njerëz kanë punuar në këtë projekt, 260 prej të cilëve janë studentë të rinj. Të gjithë kemi punuar këtu që nga fillimi i javës," tha Candemir.
Projekti masiv ka marrë pesë ditë për tu përfunduar dhe është një kujtesë për ofertën e Stambollit për Lojrat Olimpike të 2020. "Është një ndjenjë e madhe që jo shumë njerëz e përjetojnë. Shumë njerëz do të vijnë dhe do të vizitojnë këtë pikturë. Është patjetër një moment që unë do ta kujtoj gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës sime," tha autori Candemir. Disajni i pikturës është quajtur “Urat e Bashkimit” dhe krijimi I saj është sponsorizuar nga Ministria turke e Rinisë dhe Sporteve. Një zyrtare e Rekordeve Botërore Gines konfirmoi rekordin dhe ia dorëzoi certifikatën ministrit turk të Rinisë dhe Sportit, Suat Kilic. Piktura e Stambolitl zëvendëson rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 1998 në Pensilvani, tha zyrtarja e Gines Seyda Subasi-Gemici. Ajo shtoi gjithashtu se Turqia mban më shumë se 100 Rekorde Guinness.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›