Vijne ne Shqiperi 14 muhaxhedinet e pare priten edhe 196 te tjere

Qeveria shqiptare strehon 14 refugjatët e parë Iraniane të transferuar nga ish-kampi “Hurrija” që ndodhej në afërsi të Bagdadit në Irak.
Iraninanët janë sjell në Shqipëri nëpërmjet UNHCR-së dhe do të strehohen në qendrën e Azil kërkuesve në Tiranë bashkë me 196 personat e tjerë të grupit “Mujahedeen-e-Khalq” që priten të vijnë në Shqipëri.
Departamenti amerikan i Shtetit, pas strehimit të iranianëve të parë në Shqipëri, ka shprehur vlerësimin për qeverinë shqiptare, për xhestin njerëzor, bujar për të pranuar 210 ish-banorët e kampit Hurrija.
Grupi “Mujahedeen-e-Khalq” është kundërshtar i regjimit klerikal iranian. Në të kaluarën, ai ka kryer vrasje dhe shpërthime bombash në Iran, deri sa në vitin 2001 hoqi dorë nga dhuna.
Grupi “Mujahedeen-e-Khalq” luftoi përkrah forcave irakiane të Sadam Huseinit, në luftën e vitit 1980 me Iranin. Disa mijëra prej tyre u strehuan më pas në Irak nga ish-diktatori Sadam Husein.