E Shtunë, 31 Tetor 2026

1000 të ftuar për tapetin e kuq në VFM

Edhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, “Video Festi Muzikor” do të mbahet më datë 4 qershor, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, dhe në sallë do të jenë rreth 1000 mysafirë, të cilët fillimisht do të parakalojnë në tapetin e kuq.
Mysafirët do të jenë këngëtarë, aktorë, politikanë, ambasadorë, redaktorë të mediumeve më të mëdha.
 
Këtë vit, për herë të parë “Video Festi” do të transmetohet edhe në Shqipëri e Maqedoni. Në Kosovë do të transmetohet në “RTV 21”, në Shqipëri në “Vizion Plus”, ndërsa në Maqedoni në “Alsat”.
 
Në skenën e “Video Festit” do të ngjiten një numër i madh i kengetarëve, mes të cilëve: Nora Istrefi, Adrijan Gaxha, Leonora Jakupi, Marigona, Tuna, Adelina Tahiri, Rovena Dilo, Soni, Ardian Bujupi, Albërije Hadërgjonaj e shumë të tjerë, shkruan GSH. Këto personazhe do të dalin në skenë për të performuar apo për të ndarë çmime. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›