Pesë te vdekur nga virusi SARS

Si pasojë e infektimit me një virus të ri, të ngjashëm me SARS, në dy ditët e fundit kanë vdekur pesë sauditë dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, njoftoi të enjten ministri i Shëndetësisë i Arabisë Saudite.
Ministri sqaroi se virusi i ri dallohet nga SARS vetëm në atë se shkakton bllokimin e veshkave. Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) ende nuk e ka të qartë se si përhapet ky virus. Të gjitha rastet fatale kanë ndodhur në provincën saudite Ahsaa, që njihet si një zonë e pasur me naftë.
"Po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme të preventivës për të gjithë personat që ishin në kontakt me të infektuarit. Ata po testohen, në mënyrë që të mund të shohim nëse ndonjëri prej tyre është infektuar ndërkohë”, theksoi ministri, i cili, megjithatë nuk e dinte se sa persona janë testuar, e as se sa do të mund të jetë numri i tyre përfundimtar./Indeksonline/