E Diel, 1 Nëntor 2026

Elida Buçpapaj: Vetëm për Nënë Terezën do të vija dorën në zjarr

Klasa politike meriton ndëshkim, se e ktheu në shërbëtor sovranin

Intervistoi: Raimonda MOISIU

Bucpapaj ElidaNë prag të rrëzimit të diktaturës, korrespondentja e parë grua nga Tirana që do të informonte nëpërmjet Radios Zëri i Amerikës, do të ishte poetja, publicistja, analistja dhe përkthyesja Elida Buçpapaj -bija e vetme e poetit e publicistit të persekutuar nga regjimi të shquarit e të paharruarit Vehbi Skënderi. Elida Buçpapaj është diplomuar në universitetin e Tiranës për GjuhëLetërsi, shkrimet e para filloi ti botojë në shtypin e postdiktaturës, si te gazetat Atdheu, Kosova, Rilindja Demokratike dhe Tribuna Demokratike. Gazetare profesioniste me aktivitet për më se dy dekada në Diasporë dhe 22 vjeçar në shtypin shqiptar e atë shqiptaro-amerikan. Korrespondente, redaktore, editore, freelancer, autore, kolumniste tek Zëri i Amerikës, tek Rilindja Demokratike, Zëri i Rinisë, Republika, Revista RTSH, dhjetë vjet editorialiste tek Bota Sot. Prej 5 vitesh së bashku me bashkëshortin e saj publicistin dhe shkrimtarin, Skënder Buçpapaj, janë editorë të portalit Voice of Albania. Po ashtu Elida është bashkëpunëtore e rregullt me gazetën më të vjetër në Amerikë, Dielli -dhe gazetat e platformat në Diasporë. Ka të botuara mijra faqe publicistikë në gazetarinë shqiptare dhe atë shqiptaro-amerikane. Elida Buçpapaj ka lëvruar e vazhdon të lëvrojë me sukses pothuaj të gjitha zhanret e shkrimeve publicistike dhe letrare, që nga kronika, reportazhi, përshkrimi e deri tek analizat, komentet, replikat etj. Autore prodhimtare dhe njohëse në mënyrë perfekte e katër gjuhëve të huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht, duke përkthyer në shqip majat e poezisë botërore. Autore librash në zhanret e poezisë, prozë, publicistikë e përkthimit dhe e vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare. Në këtë intervistë për Tirana Observer, Elida Bucpapaj rrëfehet si kurrë ndonjëherë gjëra që i tregon për herë të parë për veten dhe për Atin e saj, poetin e shkrimtarin Vehbi Skënderin, dhe si arriti Elida të bëhet një zë i fuqishëm analitik dhe opinioniste në publicistikën shqiptare dhe po ashtu një figurë dominuese e zërit femëror intelektual e krijues në letrat shqipe.

 

Përshëndetje znj. Elida! Faleminderit për kohën e vyer në përkushtim të kësaj interviste. Kam shfletuar dhe lexuar me interes të veçantë vëllimet tuaja të fundit me poezi Rapsodi e Golgotës të Tranzicionit dhe Unë jam e përjetshme. Sinqerisht, ngazëllehesh nga mjeshtëria e kulturës profesionale dhe thelbi artistik e filozofik i penës tuaj poetike. Si lindi poezia tek ju. Cila ka qenë eksperienca juaj e parë në gjininë e poezisë?

Të falenderoj Raimonda për interesin që pate. Jam vajzë poeti, poezia është element i jetës time si ajri, uji dhe zjarri.

Çfarë mendoni, kush ju ka bërë poete?

Natyrisht një bir a bijë mjeku apo avokati mund të ndjekë lehtë gjurmët e të jatit, ndërsa poetët lindin. Për ta vendos forca maxhore. Si individ, unë jam lindur e rritur me poezinë, por prapë kjo smjafton të bëhesh poeteshë. Im atë kishte një respekt shumë të madh për jetën dhe të tërën e inkuadronte në poezi. Një pikë shi, një pikë trishtim. Ishte poet i lindur. Sa kam filluar të mbaj mend, e kujtoj veten mbi gjunjët e tim eti, ndërsa ai shtypte poezitë e tij në makinën e shkrimit. Aty ai filloi të më mësojë edhe gërmat e alfabetit. Duke jetuar mes poezisë, mes deklamimeve të tim eti, vargjeve dhe rimave, natyrisht që kjo ka ndikuar tek unë që ta dua poezinë. Kur isha fëmijë thosha se do të bëhesha poete, po kjo gjë skishte lidhje me realitetin. Poezia ime e parë ishte përpjekje për të rimuar, padyshim që ishte imitim. Talentin tim e konstatuan të parat mësueset e letërsisë që në shkollën fillore e deri në gjimnaz. Shkruaja hartime dhe i bëja shoqet e shokët e klasës të qanin.

Kur i botuat poezitë e para?

Poezitë e para i dërgova në gazetën Drita, me mbiemrin e nënës time, si Elida Shyti. Më kujtohet si sot, isha në vitin e parë gjimnaz dhe ia dorëzova Diana Çulit. Ishin fillimet e para, por duket cikli kishte bërë përshtypje dhe redaksia dërgoi të pyesin për mua në gjimnazin Sami Frashëri se cila isha. Aty u doli se Elida Shyti në fakt ishte Elida Skënderi, e bija e Vehbi Skënderit dhe cikli nuk u botua. Nuk kisha për ta mësuar kurrë këtë fakt, por sekretari i partisë i gjimnazit, mësues Llambi, që tani nuk jeton më, duket e njihte tim atë dhe nga keqardhja erdhi në shtëpi e na e tregoi. E kujtoj si sot, ishte mbrëmje, kur unë hapa derën e u habita, ai nuk hyri brenda, por bisedoi disa çaste me babin.

Po librin e parë?

Librin e parë e kam dërguar për botim posa mbarova gjimnazin. Dëshiroja të studioja për letërsi. I jam mirënjohëse Dritero Agollit, edhe për një rast tjetër, sepse kur im atë shkoi dhe i kërkoi që të jepte një rekomandim për ta paraqitur në dokumentat e mia, ai pranoi. Po kështu morëm një vërtetim edhe nga Shtëpia Botuese Naim Frashëri se kisha në proces botimi libër, por ai libër nuk u botua kurrë dhe po ashtu nuk mu dha as e drejta për të studiuar në Universitet.

Po çfarë bëre atëherë?

Po çfarë të bëja. Në një farë mënyre, unë e dija se Universiteti nuk do të më dilte, pasi në Shqipëri dihej se kush e ka biografinë e keqe nuk i lejohej të shkonte në shkollë. Sa herë dilnin listat, në fund të gushtit, i kam parasysh si tani, një palë vendoseshin tek Rruga e Kavajës, tek një dyqan pastrimi kimik, aty shkoja dhe i lexoja. Kërkoja emrin tim më kot, se mos ngjante mrekullia. Por në diktaturë mrekullitë janë të pamundshme. Im atë për të ma zbutur këtë dhimbje, shkoi tek miku i tij Petro Zheji. Kur u kthye në shtëpi na tregoi se Petroja i kishte thënë ska gjë Vehbi, do ti dalë më për hajër. Në fakt, Petro Zheji ishte universitet më vete. Sot nuk gjej një njeri që të ketë formatin e tij. Ai filloi të vinte një herë në javë në shtëpinë tonë për të më mësuar frëngjisht. Isha me fat që, një njeri gjenial si Petro Zheji, bashkë me frëngjishten më hapi portat e poezisë më të mirë franceze. Por nga ai njeri, mësova antikonformizmin, mënyrën për të mos pranuar metodën e realizimit socialist. Im atë tregohej me mua shumë i kujdesshëm, sepse kishte frikë se mos unë flisja jashtë, ndërsa Petro Zheji tallej pa fund me drejtuesit dhe shefat e shtëpisë botuese Naim Frashëri.

Po pastaj si vajti?

Me Petron po ecja shumë mirë, kisha nisur të notoja në ujërat e poezive të Rimbaud-së, Verlain-it, Mallarme-së. Petroja më vinte detyrë ti mësoja përmendsh, sepse kështu më thoshte përfiton edhe gjuhën, edhe kulturën. Pas pak kohësh, nisi të më jepte poezi për të përkthyer dhe, kur kënaqej me përkthimet e mia, më lavdëronte përpara prindërve të mi, pas orëve të studimit, kur mamaja ime me këtë rast do të na kishte përgatitur patjetër ndonjë ëmbëlsirë. Kalonim kështu gjithë mbrëmjen. Na vinte edhe një kushëri i mamasë që e adhuronte gjenialitetin e Petro Zhejit. Dhe ishin mbrëmje të paharruara, sepse Petroja fillonte e na tregonte historitë e tij të pafundme, patjetër të ngatërruar edhe me mediokritetin e pseudoelitës komuniste. Në ato mbrëmje ku flitej pa doreza dhe pa maska mësuam edhe për studimin e tij për gjuhën, ku shqipen e shihte si mëmën e të gjitha gjuhëve të botës. Tani këtë vepër e ka botuar. Petro Zheji është një njeri gjigand dhe me një zemër të jashtëzakonshme, është tmerrësisht humanist. I prirur për të bërë vetëm mirë, për të ndihmuar çdokënd. Asnjëherë nuk mungoi në ditën kur ishin caktuar orët e mësimit, ishte dimër, verë, borë e shi dhe ai nuk pranoi kurrë ndonjë shpërblim sado modest, veç mirënjohjes. Por ishte shumë bukur për të qenë e vërtetë. Sepse një ditë prej ditësh Komiteti Ekzekutiv i Tiranës më dërgoi një letër kur më kërkonte të paraqitesha në Kombinatin Josif Pashko

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›