Kuzey dhe Guney/Sezoni i dytë, ja çfarë do të ndodh gjatë javës në telenovelën më të ndjekur
Rikthehet rubrika e telenovelave në Tirana Observer. Pas sezonit të pushimeve verore, ku të gjithë vrapuam drejt plazhit, ja ku i rikthemi sërish ditëve të gjata plot punë, ku një puntatë telenovele në mbrëmje na çlodh dhe na shkëput nga monotonia e ditës. Sigurisht që një ndër telenovelat më të parapëlqyera për shqiptarët mbetet Kuzey Gyney, e cila sapo ka nisur me seritë e sezonit të dytë, një pjesë të së cilave ne po iu zbulojmë sot për ju, para se të transmetohen në ekran….
Edhe pse e ka shumë të vështirë të jetojë me një burrë që nuk e dashuron, Xhemreja detyrohet të bëjë jetën e re që ka nisur me Barëshin. Por atë nuk e kënaq as fuqia që ka dhe as mundësitë që i krijon kjo martesë. Ndërkohë Zenepja, pas shumë muajsh gjen për herë të parë rrugën për tu afruar akoma më shumë me Kuzejin. Ajo organizon një surprizë për ditëlindjen e Kuzejit dhe këtë ajo e përdor për të lënduar Xhemren. Me shoun që bëri para mbledhjes së madhe Burak Çatallxhalliu arriti të tërheqë vëmendjen e të tjerëve, ai i hodhi benzinë zjarrit, por në fund u dogj dhe vetë. Lajmi i keq që erdhi ditën tjetër, do të jetë dhe fillimi i ndodhive të reja.
Burak në reanimacion
Ndërkohë që Burak Çatallxhalliu po lufton me jetën në reanimacion, arma e gjetur në makinën e tij e bën atë të dyshuarin kryesor për vrasjen e Ferhatit. Hetimet marrim përmasa të tjera. Edhe pse ishte shkaku kryesor që u largua nga puna, komisar herefi vazhdon ta ndjekë nga jashtë këtë çështje. Pikëpyetjet që kishte në kokë, e çojnë Sherefin deri te vila e Sinanerëve. Vizita e tij atje bëhet shkak që të prishen ekuilibrat në atë shtëpi. Tani e tutje Banuja është shumë e sigurt që nëna dhe vëllai i saj po i fshehin diçka. Sapo mori vesh lajmin e aksidentit, Venysi shkon të kërkojë ndihmën e Kuzejit. Informacionet që Buraku i kishte thënë Venysit para aksidentit, bëhen shkak që situata mes Kuzejit dhe Gynejit të acarohet sërish.
Xhemre dhe Kuzeji puthen
Puthja e papritur bën që dy heronjtë e dashurisë së pamundur, të jetojnë një moment të mrekullueshëm. Zejnepja bëhet dëshmitare e këtij çasti. Zemërimi dhe xhelozia e shndërrojnë atë në një njeri të rrezikshëm. Pas atyre gjërave që i tregon Banusë, ajo fillon të bëjë lojë të dyfishtë edhe me Kuzejin. Pas atyre që dëgjoi nga Zejnepja, Banuja kap mat nënën dhe vëllanë e saj. Bisedat e fshehta që janë bërë mes tyre e bëjnë Gynejin të kuptojë se vendi i tij mes Sinanerëve është duke u tronditur.
Xhemre spiune e Kuzejit
Xhemreja rrezikon shumë për të ndihmuar Kuzejin dhe për të nxjerrë në shesh të palarat e Sinanerëve, por ajo kapet nga Barëshi në momentin që gjen disa dokumente të fshehta. Pengesa e vetme para zemërimit të Barëshit është Kuzeji i cili erdhi për të paralajmëruar Xhemrenë që të mos e bënte një gjë të tillë. Për të mos e vënë akoma më shumë Xhemrenë në pozitë të vështirë, Kuzeji pranon të tërhiqet mbrapsht, ndërkohë që me metodat e veta Barëshi sërish arrin ta bëjë Xhemrenë të hesht. Zejnepja e pranon që Xhemreja dhe Kuzeji nuk do të ndahen kurrë nga njëri-tjetri, por ajo vendos të bëjë një lojë nga e cila familja Sinaner ndikohet më shumë nga të gjithë. Zbulimi i sekreteve të shkuara, bën që atmosfera në vilën e Sinanerëve të ndryshojë për keq. Adresa e zemërimit të Banusë është padyshim Xhemreja, pasi sipas saj ajo është njeriu përgjegjës për këto ndodhi.
Marrëveshja Ebru-Kuzeji
Hakmarrja e Zejnepes e cila shkon deri në përfundime shumë të rrezikshme, vendos sërish përballë njëri tjetrit Kuzejin dhe Gynejin. Në të njëjtën kohë ajo i bën keq edhe Simajit. Më në fund Kuzeji e gjen zgjidhjen për të prishur lojërat e pista që luhen në kompaninë Sinaner. Në këto kohë, Ebru Sinaner detyrohet të jetë shumë dorëlëshuar për të bërë marrëveshjen e cila do ta shpëtojë atë dhe familjen e saj. Kuzeji ka filluar të bëjë lëvizjet e tij përballë Sinanerëve ndërkohë që Gyneji përfshihet pa vetëdije në planin e vëllait të vet. Sinanerët do ta paguajnë shumë shtrenjtë nënvlerësimin që i kanë bërë Kuzejit.
Guney forcon pozitat
Kuzejit i zgjat shumë pak kënaqësia që arriti tua vërtetojë të gjithëve parregullsitë që kishin bërë Sinanerët. Për ta mbajtur Kuzejin larg Sinanerëve, Gyneji përdor një armë të thjeshtë por që ka një efekt shumë të madh. Pas prishjes së të gjitha planeve, Sinanerët tashmë mbesin në një qorrsokak. Ata nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër për të shpëtuar nga kjo situatë, vecse të përkrahin planin e Gynejit. Ky i fundit me një lëvizje të menduar shumë mirë arrin që të forcojë pozitat e tij në vilën e Sinanerëve. Por për Handanen gjërat nuk po shkojnë ashtu sic duhet në vilë. Pasi e kupton që edhe Gyneji ka filluar ta lërë shumë pas dore, asaj i mbetet vetëm një njeri ku të mbështetet. Këtë herë tema e konkurrencës mes Kuzejit dhe Gynejit bëhet nëna e tyre.
Zejnepe publikon lajmin
Ndërkohë që të gjithë fajësonin Simajin për lajmin që u publikua në gazetë, Xhemreja ishte shumë e bindur që pas kësaj fshihej Zejnepja. Ajo bën gjithçka që Kuzeji ti shohë me sytë e vet të vërtetat. Xhemreja mërzitet kur sheh që Kuzeji i largohet akoma më shumë edhe pse para ca ditësh ata kaluan një moment të mrekullueshëm në tarracën e kompanisë. Vitin e ri ajo e kalon duke u shtrënguar fort te ky çast, ndërkohë që Kuzeji është gati duke shpëtuar nga barra e madhe që ka mbi supe që mban emrin, Simaj. Por surprizën më të madhe për vit të ri ai po e përgatit për Handanen, nënën e tij…