E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeziu Doreheqja ka prishur balancen

Nenkryetari i LDK-se Eqrem Kryeziu i ka deklaruar BBC-se se pas doreheqjes se Presidentit Sejdiu ceshtja me urgjente qe shtrohet eshte fati i koalicionit ndermjet LDK-se dhe PDK-se. Ai ka thene se situata eshte shume e renduar dhe se tani per tani nuk dihet asgje se cfare do te ndodhe me kete koalicion.

Zoti Kryeziu i ka thene BBC-se se strukturat e larta drejtuese te LDK-se jane duke i diskutuar modalitetet e daljes nga kriza dhe ka shprehur shpresen se situata do te mund te zgjidhej brenda dy javesh duke mos perjashtuar asnje nga zgjidhjet e mundshme madje as prishjen e koalicionit.

BBC Cfare do te ndodhe pas doreheqjes se Presidentit Sejdiu

Eqrem Kryeziu Besoj se e para ceshtje kryesore qe duhet shtruar pas ketij akti te Presidentit eshte fati i LDK-se ne koalicion.

BBC Cfare do te beni ju do te kerkoni qe te dergoni nje njeri tjeter qe te zgjidhet President nga LDK-ja

Eqrem Kryeziu Nenshkrues i atij koalicioni ka qene pikerisht lideri i partise Fatmir Sejdiu dhe une nuk mund te them me saktesi dhe as perafersisht se cfare do te ndodhe me pastaj.

BBC D.m.th. akoma nuk dihet se ne cfare pistash do te gjendet zgjidhja. Nuk dihet nese do te shkohet ne zgjedhje te parakohshme apo do te zgjidhet nje tjeter perfaqesues qe ta vazhdoje mandatin e Presidentit Sejdiu ku e ka lene ai

Eqrem Kryeziu Po. Une edhe nje here po e them se cfare do te ndodhe me koalicionin e dy partive te medha. Nderkaq per te dhene nje pergjigje te tille natyrisht nuk mund ta them tani per tani sepse kjo eshte ceshtje e bisedave goxha te thella brenda LDK-se.

BBC Ju jeni takuar dje te henen. Cili eshte disponimi i partise aktualisht

Eqrem Kryeziu Kemi mbajtur mbledhje dje dhe kemi reaguar per aktin e doreheqjes se Presidentit. Tani se cfare do te ndodhe ne te ardhmen natyrisht qc vijne ne radhe bisedat dhe temat per te cilat folem.

BBC Zoti Kryeziu une po perpiqem fort qe te nxjerr nje pergjigje nga ju. Ma thoni ju lutem Do te vazhdoje koalicioni apo ka nje disponim qe ai te shkaterrohet

Eqrem Kryeziu Jo kjo ceshtje nuk eshte shtruar ne rend dite ne LDK por do te duhet te shtrohet meqe nenshkruesi i atij koalicioni Fatmir Sejdiu dje dha doreheqje jo vetem nga posti i Presidentit por edhe nga mundesia per te mbajtur balancen ne mes te LDK-se dhe PDK-se ne koalicionin e madh.

BBC Cfare dini ju zoti Kryeziu

Eqrem Kryeziu Nuk kam ndonje njohuri sekrete por une po flas logjikisht se nga mund te shkoje rrjedha e ngjarjeve bisedat shoshitja analizat dhe me pastaj konsultimet me te gjithe faktoret e mundshem e ne fund marrja e nje vendimi.

BBC Ju po me thoni se situata megjithate eshte goxha e rende

Eqrem Kryeziu Domosdo sa i perket jetes politike eshte nje situate e rende doreheqja e Presidentit.

BBC Kur besoni ju se do ti vihet pike kesaj ceshtjeje brenda javes

Eqrem Kryeziu Une nuk jam profet por besoj se brenda dy javeve te ardhshme apo 20 diteve do te kete nje zgjidhje ose gjerat do te marrin nje trajte.

Kosove EULEX kontrolle ne komunen e Skenderajt

Zyrtare te Misionit te Bashkimit Evropian per Sundimin e Ligjit thane se kane bastisur dje zyrat e komunes se Skenderajt ne Kosoven Qendrore dhe kater shtepi private ne kuader te hetimeve per keqperdorim te detyres zyrtare mashtrim ne detyre dhe ushtrim te ndikimit.

Ne nje njoftim te ketij misioni thuhet se hetimet qe po zhvillohen nga Prokuroria e Posacme e Kosoves kane te bejne me tete persona perfshire edhe kryetarin e komunes se Skenderajt dhe anetaret e Komisionit per Ndarjen e Banesave Sociale ne komunen e Skenderajt. Kryetari i kesaj komune Sami Lushtaku qe vjen nga radhet e Partise Demokratike te Kosoves i ka cilesuar te pabaza dyshimet e ngritura nga EULEX-i e qe kane te bejne me keqperdorime gjate ndarjes se banesave per rastet sociale ne kete komune.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›