Liga e Kampioneve Werderi i copetuar u ben vizite kampioneve te Interit

Ne San Siro si Interi ashtu edhe Werderi do te luajne nje nga ndeshjet me delikate te sezonit per faktin qe te dy keto ekipe nuk po kalojne nje forme te mire ne kampionatet perkatese. Keshtu Interi vjen ne kete takim pas humbjes qe pesoi ne fundjave ndaj Romes nderkohe qe jeshilet ne Bundeslige ndodhen ne vendin e 12-te kane mundur 3-2 skuadren e Hamburgut.
Benitez Krize Klasifikimi flet vete
Edhe pse eshte ne vend te pare ne Serine A skuadra e Interit u akuzua nga gazetaret se ndodhet ne mes te krizes. Njeri prej gazetareve gjermane pyeti ne konferencen per shtyp trajnerin e Interit Rafa Benitez nese ekipi i tij po kalon nje krize dhe tekniku ia preu shkurt Ju gjykoni vete. Shikoni pak klasifikimin a ju dukemi ne krize Me pas tekniku zikalter nuk ndaloi dhe filloi te ironizonte te gjithe kritiket e krijeses se tij te re Deri nje jave me pare te gjithe flisnin per nje skuader te disiplinuar dhe prandaj them se tani nuk mund te flasim per nje grup te corganizuar. Pas ndeshjes qe luajtem me Barin te gjithe levdonin punen time ndersa pas pak ditesh me akuzojne per nje skuader qe nuk luan mire ne fushe. Nese fitojme atehere cdo gje shkon mire por nese humbin ne ate menyre qe u mundem ndaj Romes ne minuten e fundit atehere them se eshte normale qe dikush te mos jete ne humor te mire. Mendoj se po te luajme edhe 99 here me Romen nuk do te humbim asnje takim.
Marin si Sneijder
Keto dite shtypi gjerman ka shkruar shume per menyren e lojes se fantazistit te Werderit Marko Marin dhe atij te Interit Wesley Sneijder. Per kete krahasim ne konferencen per shtyp Benitez tha Nuk do te doja qe te nderronin fanelle. Tani une pres Sneijderin e koherave me te mira. Por nga ana tjeter nuk hedh poshte talentin e Marinit. Per mendimin tim ai eshte nje lojtar shume i mire. Ai eshte i ri dhe ka te ardhmen perpara. Por perseris qe per momentin mbaj Sneijderin.
Stili
Ne fund te konferences per shtyp Benitezit iu drejtua nje pyetje jo shume komode Mister nese do tju pyesim per dicka qe nuk do tju pelqeje cdo te beni A do te silleni si Mourinho qe ngrihet dhe iken... Kuriozitetit te gazetareve Benitezi iu pergjigj me miresine qe e karakterizon Jo jo. Absolutisht jo Perkundrazi ju duhet te me pyesni mua per cdo gje. Nese keni deshire me beni disa pyetje te tjera pasi une jam i gatshem te pergjigjem. Mendoj se cdokush ka te drejten qe te beje punen e vet. Pas ketyre fjaleve krahasimi me Mourinhon eshte i tepruar...
Killeri i Milanos eshte i demtuar
Para ndeshjes tek Interi te gjithe kane marre fryme lirisht kur moren vesh seClaudio Pizarro nuk do te jete i pranishem ne sfiden e sotme. Lojtari peruan eshte njeri nga te paktit futbolliste qe me San Siron ka nje marredhenie te vecante ne Meazza te Milanos sulmuesi nga Peruja ka shenuar shume gola si ndaj Milanit ashtu edhe ndaj Interit. Duhet thene se Pizarro ka gjetur rrjeten si me fanellen e Bayernit ashtu edhe me ate te Werderit. Ne sezonin 2008-2009 Pizarro shenoi nje gol duke i dhene keshtu barazimin 1-1 Werderit kunder Interit. Nderkohe qe tri vite me pare po me Werderin arriti qe te eliminonte Milanin nga Europa League pasi shenoi dy gola ne San Siro. Ai takim Werder-Milan u mbyll 2-2.
Te demtuarit
Ne San Siro trajneri i jeshileve do te paraqese nje skuader te copetuar duke qene se pervec Pizarros nuk do te jete i gatshem te luaje edhe kapiteni Torsten Frings e mbrojtesi i krahut te djathte Clemens Fritz. Per ne eshte nje humbje e madhe pasi keta lojtare jane kyc per lojen tone - pranoi tekniku i Werderit Schaaf. Ky i fundit do te zbrese sot ne fushe nje ekip eksperimental edhe pse perballe do te kete kampionet ne fuqi te Evropes. Gjithsesi trajneri nga ana e tij ka ne dore tre lojtare qe mund ti japin tri piket. Behet fjale per treshen e sulmit Marko Marin Hugo Almeida dhe Marko Arnautovic.
Statistika
Ne kete sezon te Liges se Kampioneve keto dy skuadra do te perballen per here te trete perballe njera-tjetres. Per here te pare Interi dhe Werderi jane perballur ne sezonin 2004/05 zikalterit kane fituar 2-0 ne Itali dhe ne Gjermani kane barazuar 1-1.