Tirana-Besa, finalja e parakohshme e kupes
Tirana dhe Besa do te ndeshen ne raundin tjeter te kupes, ne nje perplasje te madhe, ose sic eshte perkufizuar pas shortit, nje finale e parakohshme. Tirana dhe Besa kane si objektiv qe te fitojne trofeun e kupes dhe pas ndeshjes direkte ne fillim te vitit tjeter, njera prej tyre do te detyrohet qe t'i beje llogarite ne kampionat. Kujtojme se nepermjet kupes pritet edhe bileta evropiane, e cila eshte e barazvlefshme me vendin e dyte dhe te trete ne kampionat. Aktualisht Tirana dhe Besa jane ne ndjekje te Dinamos, por ne rast deshtimi ne garen per titull, fitimi i Kupes se Shqiperise mund te sherbeje si justifikimi me i mire per te shpallur edicionin e fundit si te suksesshem. Vllaznia shihet favorite me hedhjen e shortit, por edhe Teuta dhe Dinamo jane me te favorizuar per te vijuar rrugen me tej. Gjithsesi, ekipet debutuese te ketij edicioni, Gramozi dhe Skenderbeu, duke llogaritur edhe Shkumbinin qe shkoi deri ne gjysmefinale nje edicion me pare, kane zhvilluar ndeshje te bukura teksa kane rivalizuar ekipet me te mira te kampionatit.
Ciftet cerekfinaliste
Besa - Tirana
Shkumbini - Dinamo
Gramozi - Teuta
Skenderbeu- Vllaznia
Ciftet cerekfinaliste
Besa - Tirana
Shkumbini - Dinamo
Gramozi - Teuta
Skenderbeu- Vllaznia