E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Elita 5" ndez publikun e kryeqytetit

Legjendare per shqiptaret jane grupi tetovar "Elita 5", e kjo u deshmua edhe ne koncertin e tyre live te dielen ne Pallatin e Kongreseve. Prej kohesh ata i mungonin kryeqytetit me nje koncert te tyre, vetem te tyre, dhe pse kane qene te ftuar jo rralle neper evenimente te medha artistike. Ishte nje premtim i dhene prej tyre kahere, dhe ja ku u mbajt. Kenget e tyre nder vite, buciten ne Tirane, duke ndezur publikun e kongreseve. E suksesi i tyre ishte i pritshem, pasi biletat nisen te rezervohen 2 jave para se te mbahej koncerti i 26 prillit. E pervec hit-eve te tyre nder vite, kishte edhe nje kenge te rezervuar vetem per kete mbremje te koncertit te tyre live ne Tirane. E ndonese kjo ishte nje "dhurate" qe publikut s'mund te mos i pelqente, por vemendja e tyre me e madhe qe e perqendruar te kenget qe kane bere epoke ne muziken e lehte shqiptare. Pasi aty eshte edhe magjia e koncerteve live, kur skena dhe salla jane nje, kendojne te gjithe bashke dhe sjellin ne vemendjen e tyre kenge qe jane shnderruar ne pjese te pandashme te jetes se tyre. Jo rralle, kenge te legjendareve jane edhe kenge te "dashurive te medha", e kjo i ben te paperseritshem. E mbi te gjithe i ben te jene perhere te dashur nga publiku dhe te kete dyndje per te ndjekur legjendaret e "Al Kapone" kur ne fillim te viteve 90-te u bene refreni i te rinjve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›