E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliza Dushku fiton rol në filmin Bottle Shock

Aktorja e Hollwyoodit me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku, ka qenë një zgjedhje e veçantë për rolin e baristes në filmin e ri, Bottle Shock, sepse ajo kurrë nuk ka pirë alkol në jetën e saj. Roli i Joe, në të vërtetë ishte shkruar për një aktor mashkull, por ajo pjesë është rishkruar, kur aktorja me origjinë shqiptare kishte shprehur interesim për filmin. Unë nuk pi alkool dhe ky detaj ka qenë i çuditshëm për njerëzit. Aktualisht po bëj filmin për verën dhe kurrë nuk e kam pirë atë. Unë e luaj vajzën që shërben në bar në këtë film dhe ajo nuk duhet të pijë për sa kohë është në detyrë, ka thënë Eliza. Kam pirë verë dikur, por kur fillova të rritem, në moshën 19-vjeçare përjetoja atë dhimbjen tipike të kokës në mëngjes, ose atë gulçim që nuk ishte aq miqësor për punën time. Gjithçka ishte më e pastër, më e kthjellët dhe më e mirë për mua, kur i thashë stop alkoolit, ka shtuar Eliza.

Rozana Radi,

fundjavë në Durrës!

Këngëtarja e mirënjohur, Rozana Radi, duket se këtë fundjavë nuk ka prefeuar ta kalojë tek resorti që ajo ka hapur në periferi të Tiranës. Së bashku me një rreth të ngushtë miqsh, ajo ka kaluar dy ditë në bregdetin e Durrësit, ku ka dëfryer deri në orët e para të mëngjesit. Si gjithmonë ,ajo nuk ka harruar që të tymosë cigaren e saj të preferuar, ndaj në të shumtën e rasteve fotografët e pikasin me cigare në gojë, njësoj si në këtë foto. Rozana po kalon vërtet një periudhë të suksesshme, sa i takon aspektit profesional, pasi jo vetëm po punon për këngë të reja, por është edhe autorja e shumë teksteve të kënduara nga kënëgtarët më të mëdhenj për momentin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›