Eliza Dushku prezanton dokumentarin në "Tirana Art Day's"

Dokumentari i shumëpërfolur i aktores Eliza Dushku do të prezantohet në Tiranë në kuadër të "Tirana Art Day's", një organizim i Bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë, në datat 4, 5 dhe 6 tetor.
Organizatorët premtojnë 3 ditë të mbushura me aktivitete kulturore dhe artistike, gjatë të cilave priten të vijnë edhe mjaft nga personalitetet e njohura shqiptare në botë.
Në një prej këtyre ditëve do të shfaqet edhe premiera e filmit, ku Eliza Dushku dhe Blerim Destani udhëtojnë dhe prezantojnë Shqipërinë dhe traditat tona në një rrugëtim të gjatë, që do të shfaqet në 1 orë e gjysmë dokumentar.
Vetë Eliza do të vijë enkas për këtë rast në Tiranë me të dashurin e saj, ish-basketbollistin Rick Fox.