E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinect kontrollon Flash dhe Silverlight

Nga Express më 13 janar 2011 në ora 09:50

Agjencioni i marketingut Blitz gjatë ditës së nesërme do të paraqes softuerin që do të bëjë të mundur për kontrollorin e ndjeshëm në lëvizje Microsoft Kinect që të përdoret në bashkëpunim me Adobe Flash dhe Microsoft Silverlight.

Blitz ka përdorur një aplikacion C++ për të dërguar të gjitha të dhënat e skeletit të trupit të përdoruesit në një socket server, që është në gjendje të lidhet me teknologji tjera në atë socket, duke mundësuar përdorimin e të dhënave të Kinect.

Këtu do të mund të shihni edhe një video të softueri të ri në aksion, ndërsa Blitz ka shtuar se kodi burimor për projektin në fjalë do të paraqitet nesër tek faqja e Labs.. (pcworldalbanian)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›