E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Prifti për videon e zbuluar nga prokuroria

?Gjatë gjithë periudhës si ministër nuk ka pasur asnjë akuze për mua si ministër?. Kjo është deklarata që ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti dha për Vizion Plus vetëm një ditë para se te vihej ne dijeni për ekzistencën e një videoje te dyte mes tij dhe ish-vartësit të tij, qe u zbulua nga ekspertiza teknike e hetuesit amerikan. Edhe pse me bindje të plotë ai ka pohuar se është absurde të filmoj veten për një afere korruptive, në këtë interviste deputeti Prifti deklaron se ka besim te ekspertiza e prokurorisë, madje e nxit këtë organ te zbardhe sa me shpejt akuzat. Natyrisht ne këtë interviste ish-ministri nuk mund te parashikonte se pak ore me pas prokuroria do te kërkonte heqjen e imunitetit për vete Priftin dhe për ish-zv/kryeministrin Ilir Meta. Sipas Priftit, video-përgjimi i Ilir Metës është absolutisht origjinal Lidhur me videon e dyte, te zbuluar nga prokuroria ne laptopin e Dritan Priftit ku mendohet se ai është duke ndare 70 mije euro me Leonard Beqirajn, ne atë kohe zëvendësi i tij ne ministri, Prifti ka reaguar deri tani vetëm me një deklarate për shtyp. Ai shprehet i gatshëm te lere imunitetin për tu hetuar, por përsërit friken për sigurinë e jetës ndaj vetes dhe familjes se tij. Ne fakt qe pas paralajmërimit te pare te Dritan Priftit se ai dhe familja e tij janë kërcënuar e nuk janë te sigurte, deputeti ruhet me truproja gjate 24 orëve te aktivitetit te tij.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›