E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Elon Musk humbet pozicionin e tij në krye të listës vjetore të miliarderëve të Forbes

Elon Musk është rrëzuar nga kryesimi i “Listës së Miliarderëve të Botës” të Forbes. Shefi i Tesla-s dhe Twitter-it tani është miliarderi i dytë më i pasur, me një vlerë të vlerësuar prej 180 miliardë dollarësh, 39 miliardë dollarë më pak se një vit më parë., raporton CNN.

Sipas Forbes, pasuria e Musk ka rënë për shkak se blerja e tij prej 44 miliardë dollarësh në Twitter, e financuar nga aksionet e Tesla, i trembi investitorët dhe bëri që aksionet e Tesla të fundosen ndjeshëm vitin e kaluar.

Vendi i parë i është dhënë Bernard Arnault, kryetari i gjigantit francez të mallrave luksoze LVMH. Pasuria e tij neto u rrit më shumë se 50 miliardë dollarë vitin e kaluar në 211 miliardë dollarë.

Musk dhe Arnault shpesh ndryshojnë vendet.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›