Finlanda u bë anëtare e NATO-s/ Biden: Suedia duhet t’i bashkohet pa vonesë aleancës ushtarake

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka kërkuar Turqisë dhe Hungarisë që të mos kundërshtojnë dhe të mirëpresin Suedinë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Ky qëndrim i presidentit amerikan vjen pasi Finlanda iu bashkua zyrtarisht aleancës ushtarake këtë pasdite.
Ndërkaq, Biden ka kërkuar nga Hungaria dhe Turqia që të përfundojnë proceset e tyre të ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë.
“Mezi pres që edhe Suedia të bëhet anëtare e NATO-s. Sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur Biden, transmeton Sky News.
Në mënyrë që një vend të anëtarësohet në NATO, të 31 vendet anëtare duhet të bien dakord njëzëri.
/rtsh.al/