Elon Musk sulmon George Soros dhe e krahason me antagonistin e "X-men": Duket sikur ka synime të mira, por ai e urren njerëzimin
Multimiliarderi amerikan Elon Musk ka lëshuar një sërë sulmesh ndaj filantropistit George Soros duke e krahasuar me personazhin negativ të “Marvel”, Magneto.
Në një postim në rrjetin social Twitter, Musk shkroi:
“Ju supozoni se ata kanë qëllime të mira. Nuk është ashtu. Ai dëshiron të gërryejë vetë strukturën e njerëzimit. Soros e urren njerëzimin”, ka shkruar Musk.
Shumë kanë vënë në dukje krahasimin që Musk i ka bërë Soros me antagonistin e filmit “X-Men”, Magneto, i cili është një i mbijetuar i holokaustit që manipulon fushën manjetike për të shkatërruar njerëzimin.
Edhe Soros, i cili është herbe nga Hungaria, është një i mbijetuar i Holokaustit, dhe drejton disa organizata joqeveritare me ndikim të fortë në shumë vende të botës.

Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
