Elozh Rilindjes

Rilindja mbetet nje program me burim autentik shpirteror. Programi qe na ofron Evropa eshte ne radhe te pare teknik plotesoni kushtet dhe nuk keni nevoje te luani vendit Dhe nuk kemi program tjeter pasi duhet te ulemi ta hartojme ne vete.
Brezi i ri i shqiptarise eshte i pasur mjaftueshem me ide te reja dhe me energjine e duhur per te besuar tek vetja
Duke menduar zhvillimet e jashtezakonshme te dy dekadave te fundit e ndjen se nuk eshte nevoja te jesh intelektual per te kuptuar se rilindesit i kishin rene shenjestres kishin pare sakte se dielli do lindte nga perendon.
Kjo metafore poetike e Frasherlliut Junior bazohet te nje realitet drejtimin e dikton nevoja e natyrshme per tu rritur. Sepse Rilindje nuk do te thote te lindesh prape aq sa do te thote te rritesh me ne fund
Programi kulturor i kesaj levizjeje te madhe percanesoi as me shume e as me pak ate cka shqiptaret donin dhe duhej te realizonin. Koha e realizimit natyrisht i mbeti historise. Rilindja jone eshte e gjate. Nese fillon me vitin kur lindi Naimi ajo gjen poetin e saj te fundit tek Ibrahim Rugova figura qendrore e rezistences kosovare.
Abetaret shqipe alfabeti latin ngjallja e historiografise shqiptare me ne qender historine e Skenderbeut kultivimi i zhanreve kryesore te literatures emancipimi nga turqit si ndihme per emancipimin e vet Turqise dhe mbare Ballkanit... Te gjitha keto Rilindja i realizoi me nje perpjekje gjigande dhe te frymezuar.
Ajo ngriti lart vlerat e identitetit shqiptar pa ulur vlerat e askujt. Pohoi se feja e shqiptarit asht shqiptaria por jo ne kurriz te besimit fetar.
Ne gjirin e rilindesve pati klerike qe shkruan letersi te vertete. Ata qene besimtare te vertete qe sic i besonin Zotit i besuan edhe artit.
Rilindja na largoi nga perandoria me e gjate dhe me e erret e historise se Ballkanit nga Bizanti. Dhe duke bere kete na nxori nga mesjeta.
Rilindja e urte kurre nuk shkau ne ekuacionin islamizem=orientalizem. E thote qarte nje rilindes i viteve 30 filozofi Krist Maloki se orientalizmi nuk na erdhi prej kombit te lavdishem arab por prej bizantinizmit me qender ne Stamboll. Prandaj - argumenton ai - i madhi Ataturk e barti kryeqytetin dhe e coi ne Ankara.
Rilindja qe nje program me kumt iluminist e racionalist dhe keshtu vjen ende sot kur vershon natyrshem ne programin evropian qe ka te njejtin karakter dhe po te njejtat rrenje historike ne 700n.
Ne te vertete programi i Rilindjes sone kombetare eshte i vetmi program kulturor i njemendte dhe i kompletuar qe kemi pasur. Nismetaret e ketij programi jane me te drejte ne panteonin e te pavdekshmeve te shqiptarise. Gjeografia e ketij programi dhe e ithtareve te tij kaperceu oqeanet e pati dhe ka vatrat e veta anekend botes ku ka shqiptare.
Pavaresia e pare 1912 qe akti kurorezues i ketij programi. Vitet 30 qene vitet e emancipimit dhe urbanizimit te tij. Por edhe celja e shkollave nga Koliqi ne Kosove ne kohen kur ishte minister i Shqiperise italiane eshte pjese e ketij programi. Per shkak te respektit qe gezonte ky program u mor i mireqene edhe nga komunistet por meqenese atij i mbivendosej programi komunist aty mbeti i parealizuar.
Dhe kjo mbivendosje me vonesen qe prodhoi eshte njera arsye pse eshte aktual. Arsye tjeter me e rendesishme eshte ceshtja e Kosoves me mbare problematiken e kufijve shqiptaro-shqiptare. Pavaresia e Kosoves i dha ketij programi tagrin e nje kushtetute kulturore te te gjithe shqiptareve tashme te hyre ne fuqi. Por arsyeja me e forte e aktualitetit te programit rilindes eshte perkimi i tij me programin per kombin evropian.
Pavaresisht klisheve qe qarkullojne ne lidhje me interpretimin e saj Rilindja mbetet nje program me burim autentik shpirteror. Rilindja nuk erdhi nga lodhja me perandorine turke asgje nuk vjen nga lodhja nuk erdhi pasi nje brez intelektualesh nga familjet e medha vendosen te investonin pasurine e tyre per dije rilindesit ishin ne thelb disa idealiste ne mergim. Rilindja erdhi si nje nevoje shpirterore per modernizim si nje thirrje e brendshme per te ndryshuar perceptimin ne lidhje me veten.
Erdhi si veprimtari e natyrshme e disa njerezve qe kane ide dhe gjejne mjetet per ti percuar ato ide. Si nje kthim ideal i mergimtareve ne atdheun e realizuar per tia kthyer atdheun atyre qe e duan.
Perse eshte aktual programi kulturor i Rilindjes
Pergjigja me e rrufeshme do ishte pasi nuk kemi program tjeter.
Kjo eshte e vertete puna qe eshte bere pas 90s nga Shqiperia kulturore ka qene kryesisht per te treguar inaktualitetin e ketij programi pra nuk ka pase dicka per te pohuar duke qene thelbesisht mohuese.
Nderkohe veprimi i programit rilindas ne Kosove i ka bere perpjekjet hiper-moderniste te Tiranes te duken ashtu sic jane snob. Moria e sub-programeve te shumta anti-rilindase qe jane prodhuar e importuar me shumice ka rezultuar snob per disa arsye.
Besoj se keto sub-programe jane snob por dhe qe nuk bejne pjese tek programi i madh per shkombetarizimin e shqiptareve. Nuk shkombetarizohet Skenderbeu pasi eshte e pamundur te serbizohet apo greqizohet. E vetmja pasoje e sub-programeve te provinces sone qendrore eshte ballkanizimi i diskursit. Pra kur opinionizmi na flet per historine na tregon shumecka per vete pra na tregon se vete eshte historik. Nuk na tregon asgje per historine pasi ajo njihet nga frytet e veta.
Nuk kemi program tjeter pasi programi qe na ofron Evropa eshte ne radhe te pare teknik plotesoni kushtet dhe nuk keni nevoje te luani vendit pasi ne Evrope jeni ne fund te fundit pra ne shtepine tuaj. Me ndryshimin se tashme mund te hyni nga dera dhe nuk eshte nevoja te hyni per hatullash.
Dhe nuk kemi program tjeter pasi duhet te ulemi ta hartojme ne vete.
Besoj se per te hartuar nje program tjeter nuk eshte nevoja nje strukture tjeter mendore. Per nje strukture tjeter mendore kane nevoje ata qe thone nuk behet ky vend. Brezi i ri i shqiptarise eshte i pasur mjaftueshem me ide te reja dhe me energjine e duhur per te besuar tek vetja.
I vetmi problem eshte se pa e vene re tashme kemi hyre ne post-modernizem. Ne epoken e kolazhit dhe fragmentit. Te inaktualitetit qe eshte aq total sa na diktohet perdite si i vetmi aktualitet. Kjo eshte e vetmja arsye negative e prestigjit qe gezon ende Rilindja.
Por prape programi kulturor rilindes ka edhe nje te mire tjeter se ne kohen e spektaklit te integruar na pajis dhe na edukon me sensin e historise.
Shihet qarte se fundi i natyrshem i ketij programi nuk eshte nje disintegrim por nje integrim. Ne shekullin e ri kur shtetesia shqiptare te arrije rritjen e plote ne vlere asaj do i brendashkruhet edhe kombesia.
Atehere programit kulturor rilindes do i zbehet konotacioni nacionalist dhe do lexohet evropianisht si nje program kulturor patriotik e shtetformues.
Shtetesia e realizuar evropiane mandej e arkivon dhe i cakton vendin e vet ne faqet e njeres prej poemave me te lavdishme te historise sone.