E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mazhoranca ndryshon rregulloren me forcen e kartonit

Kuvendi miratoi me 73 vota pro ndryshimet ne Rregulloren e Kuvendit te cilat ashpersojne kontrollin e mazhorances ne seance plenare. Opozita nuk mori pjese ne votim duke e braktisur ate ne shenje proteste per vendimin e mazhorances per ndryshimet ne rregullore te cilat sipas opozites jane ne shkelje te Kushtetutes duke rikthyer diktaturen ne parlament. Po dje mazhoranca miratoi edhe aneksin e propozuar nga disa deputete te Partise Demokratike per kufizimin e imunitetit te deputeteve.

E gjithe seance u shoqerua me debate te ashpra midis opozites dhe mazhorances duke kaluar deri ne sulme personale. Opozita e cilesoi mbledhjen e djeshme si seancen e turpit ndersa mazhoranca akuzoi opoziten se me refuzimin e ndryshimeve ne Rregullore po mbrohet vetem kryetari i PS-se Edi Rama i cili sipas demokrateve eshte i lidhur me lejet e ndertimit. Sekretari per eshtjet Ligjore ne Partine Socialiste Fatmir Xhafaj akuzoi mazhorancen se permes forcimit te ndeshkimeve ndaj deputeteve qe tentojne te flasin pa marre fjalen po tentohet te dhunohet fjala e lire te opozites. Miratojeni kete rregullore kamxhik te qeverise mbi opoziten Pastaj nisni te na ndeshkoni te gjitheve ne deputetet socialiste sepse do te qendrojme me shume se dy minuta ne podium. Na perjashtoni te gjitheve. Mbyllini dyert e kesaj salle per te gjithe ne. Pastaj ne podium do te qendroje si nje zog qyqeje kryetarja Jozefine qe duartroket dhe vec qesh dhe Kryeministri juaj qe qesh kur duhet te qaje dhe qe shan kur duhet te heshte - theksoi Xhafaj.

Lidhur me nismen e PD-se per te kufizuar imunitetin e deputeteve deputeti socialist u shpreh se ajo eshte nje loje e mazhorances per te mbuluar korrupsionin ne radhet e kesaj mazhorance. Zgjidhja sipas nenkryetarit te Komisionit te Ligjeve eshte amendimi i Kushtetutes ndryshim i cili kerkon edhe votat e opozites. Ju nuk keni vullnet real te luftoni korrupsionin sepse kesaj i thone te luftoni. Ka vetem nje rruge te drejte e te ndershme per te kufizuar imunitetet e te gjithe funksionareve te larte permes nje amendimi kushtetues qe perfundimisht do te kufizonte jo gjase por realisht dhe ne menyre te pakthyeshme per deputetin per gjyqtarin po se po por para se gjithash per qeveritaret dhe te gjithe ata qe levizin milionat ne duart e tyre te veshura me dorashka profesionisti imunitare dhe te legalizuara me vendime kolegjiale - tha Xhafaj.

Ne mbrojtje te ndryshimeve ne rregullore doli kryeministri Berisha i cili garanton opoziten per te drejtat e saj. Sipas Berishes ndryshimet ne rregullore nuk prekin te drejtat e opozites. Nuk kufizohet asnje e drejte e juaja dhe nuk do te kufizohet kurre. Ne ju kemi respektuar ju dhe do tju respektojme ne menyre te padiskutueshme por cdo respekt cdo e drejte do te jete ne perputhje me ligjet e ketij vendi dhe me Kushtetuten - theksoi Berisha. Duke folur per kufizimin e imunitetit Berisha u mbrojt duke deklaruar se nje nisme e tille eshte me se e nevojshme per ti hapur rruge organeve te drejtesise per te vepruar lire.

Fatmiri i Enverit paraqiti ketu apologjine e korrupsionit. Duhet ti them zotit deputet Fatmir Xhafaj se sot per kete Parlament ky eshte nje nga vendimet e tij me te rendesishme ne 20 vitet e fundit. Ne rast se kjo do te ishte bere me kohe nuk do te kishe ndertuar pallatet qe i kane zene gjolin Pogradecit nuk do te kishe marre dot pishinat dhe ndaje parate me kryetarin tend - tha Berisha. Sipas tij ne rast se opozita do te dergoje ne Parlament propozimet per ndryshimet kushtetuese lidhur me imunitetin mazhoranca eshte e gatshme per te bashkuar votat me deputetet e majte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›