E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elozh Shkodres

Kur te shkruhet fjalori i qyteterimit shqiptar do kete kapitullin me kuptimplote.Nuk eshte nje qytet eshte qyteti nuk eshte nje dialekt eshte gjuha.


Shkodra i ngjan bash breshkes qe me konsekuencen e saj ia kalon ne fund edhe Akilit.


Nder qytetet e letersise eshte ai qe shqiptaret njohin me mire. Dhe i tille ka mbetur edhe sot kur po fillojme ta njohim prape. Ka mbetur si nje estetike e fshehte pa buje me rreze drite te drejta e qe nuk kthehen mbrapsht.


Ata qe nuk u rriten ne kete djep vazhdojne ta quajne djepi. Por per ata qe ketu hodhen shtatin e lidhur te personalitetit te tyre ky eshte shtrati dopjo i kultures se vertete. Ketu fjala eshte napoleon arit e jo kartemonedhe false.
Ketu kultura e natyra bashkejetojne natyrshem.


Dhe jane njesoj te thjeshta e te harlisura ushqyese per shpirtin e defryese per shqisat. Bukuria e kesaj treve xiglon nder detaje ku shkendrit urbanizmi i dikurshem me gjurme qe kane mbete prej belle poque-s me bicikleta panumer qe komunikojne ekuiliber e me dimensionin bio te gjallimit qe kendell.


Protagonizmin ajo ia le pellumbave qe me gugatjet e tyre te paqta popullojne lagjet e saj. Poezive qe mbushin librat e saj. Ia le femijeve qe rreshkasin me patina ne rruget e qeta te qendres. Te rinjve qe kerkojne pak pune e pak dashni.


Ne te vertete te gjithe ketu behen modeste te zbutur prej madheshtise se saj.
Ndjej se zotni ketu do te thote xhentelmen. Ndjej se i kenun do te thote i pasur me qenie.
Shoh bukuroshet e dikurshme qe prore shtatdrejta pijne nektarin e mengjeseve te ngeshme. Me shikimet e gjestet e qashtra te thone se dashnia eshte fundi i botes e fillimi i cdo bote.


Shkodra. Pervoja eshte shkenca e saj. Te jetuarit specializimi i saj.
Shoh sesi me shpirt kritik e te pasionuar ajo i dashuron ata qe punojne. E i shperfill mikroborgjezet e vet qe bejne te pamunduren per te mos punuar dhe kur ia arrijne besojne se kane gjetur sekretin per te jetuar mire dijen me jetue.


Por vetem ajo din me jetue dhe ka nje jete te fshehte te fshehte si thesaret e saj si gjuha e saj si drita e saj si sakrificat e saj. Dhe sacrificio do te thote me ba dicka te shenjte.


E gatshme me ta mbylle gojen me nje gjest a me te dashurue marrezisht. Ajo te thote me sy e nder sy nese skemi dashni bashke skemi asgje.
Ajo te meson se kultura gatuhet nuk behet per te ngrene.


Shoh sesi ajo e mbron gjuhen e saj ku perdoren me shume fjale e ngjizen me shume koncepte se ne cdo qender tjeter te shqiptarise. Shoh sesi ata qe kthehen ketu e heqin masken te pranishem ne veshtrimin e kesaj nene te sinqerte e burrneshe.


Shoh se ketu ka kulture e nuk ka nevoje per kulturologji. Gjej ketu pasqyren speculum e nuk gjej spekulimin. Gjej natyren e natyralizohem serish.


Lexoj Mjeden Koliqin Migjenin e me rikthehet shija e te lexuarit shqip. Bashke me shijen per modernitet me shijen per muzike e per te bukuren.


Ne te vertete ajo eshte plakur. Por te gjithe heret a vone plakemi dhe me e rendesishmja eshte te plakesh mire.


Te ruash kthjellesine dhe dashurine per jeten deri ne fund. Shoh se ajo vuan ngase pretendon me shume nga vetja. Pretendon te jete e dobishme por dobia e saj me e madhe eshte ne bukurine e saj.


Vec metabolizmin e ka te mire. Ajo integron dhe nuk disintegron. Kurre nuk i mori seriozisht ata qe flasin shume. Kurre nuk i brendesoi bemat e atyre qe vuajne nga energjia e tepert.


Ketu kurre nuk leshoi rrenje realizmi socialist as realizmi socialist sovjetik as realizmi socialist turk as realizmi socialist amerikan. Sepse nuk i rri pershtat asnje ideologji pasi eshte vend idesh. Dhe me mire sesa te kopjoje te tjeret perserit vetveten si natyra.


Kur u permbyt disa here rrjesht shkodranet nuk bene zhurme. E jo se jane pro qeverise por ngase jane te ndergjegjshem. Ne thelb ata e dine se te ashtuquajturat fatkeqesi te natyres jane fatkeqesi qe ne i shkaktojme natyres e qe mandej kthehen ne fatkeqesi qe natyra na shkakton ne. E ketu njeriu e ndjen me shume se kudo se jemi qenie prej uji.
Me lirine e femijes eshte e para qe na e thote kur mbreti eshte lakuriq.


Besoj me mendje e zemer qe nese kultura apo demokracia shqiptare nuk gjen pergjigje kjo shpesh vjen ngase nuk ka pyetur Shkodren. Prandaj mbetem duke pyetur te huajt. shte njesoj sikur Greqia qe ne vend te pyeste Athinen pyeste Kostandinopojen a Mosken.


Kur te shkruhet fjalori i qyteterimit shqiptar do kete kapitullin me kuptimplote.
Nuk eshte nje qytet eshte qyteti nuk eshte nje dimension i shqiptarise eshte dimensioni vertikal nuk eshte nje dialekt eshte gjuha. Ata qe e kane lidhe fatin e vet me te kane guxuar gjithcka.


Ata mund te fitojne shume ose te humbasin me nder.
Me ngadalesine e pleqerise se urte Shkodra i ngjan bash breshkes qe me konsekuencen e saj ia kalon ne fund edhe Akilit.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›