Policet pa vjetersi pune dhe pa trajtim ushqimor

Kreu i Sindikates se Policise kerkoi dje nga qeveria dhe Ministria e Brendshme te merren parasysh kerkesat e tyre
Fishta Prej vitit 2008 njihet vetem vjetersia ne grade por jo ne pune. Policia ska fonde per ushqimin
TIRAN - Sindikata e Punonjesve te Policise se Shtetit kerkoi dje nga qeveria shqiptare Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit te njohin disa nga te drejtat themelore te efektiveve blu qe iu njihen per shkaqe te ndryshme duke renduar anen financiare te ketyre te fundit ndryshe nga pjesa tjeter e administrates. Kreu i Sindikates se Policise se Shtetit Sadetin Fishta gjate Asamblese Kombetare te ketij grupimi sindikalist renditi nje liste te gjate kerkesash dhe te drejtash qe sipas tij duheshin respektuar nga shteti shqiptar kundrejt punonjesve te Policise.
Sipas Fishtes punonjesve te Policise se Shtetit qe nga viti 2008 iu eshte mohuar pagesa e vjetersise ne pune dhe iu njihet vetem pagesa e vjetersise ne grade.
Kjo forme pagese sipas Fishtes cenon vjetersise ne pune dhe karrieren e uniformave blu pasi nga mosnjohja e ketij fakti ketyre te fundit iu hiqet dhe iu mohohet nje pjese e konsiderueshme te ardhurash qe duhet tiu takojne. Ne te kundert ne te gjithe administraten pagesa e vjetersise ne pune eshte nje e drejte qe gezohet prej tyre.
Me tej Fishta tha se asnje punonjes policie nuk merr trajtimin ushqimor qe i takon atij me ligj ne masen e 70 mije lekeve te reja ne vit. Kjo pagese sipas Fishtes nuk jepet pasi Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit ne pergjigje zyrtare te derguar prej tij ka pohuar se per kete problem kishte probleme financiare dhe ishte e pamundur te kryhej nje trajtim i tille per shkak te mungeses se fondeve te nevojshme per kete qellim.
Nderkaq ai kerkoi rritje te monitorimit te javes 40-oreshe te punes nga kreret dhe strukturat e policise qe kane kete detyre si dhe nxjerrjen e pagesave perkatese per oret jashte orarit. Here pas here strukturat e Policise se Shtetit kane pasur probleme te ndryshme lidhur pikerisht me zbatimin e javes 40-oreshe te punes si dhe te faktit se nje pjese e mire e oreve jashte orarit te punonjesve te Policise nuk jane paguar.
Dallim ne kete rast kane bere ata qe punojne ne strukturat e policise kriminale te cilet here pas here nuk jane paguar edhe pse kane kryer ore konsiderueshme jashte orarit.
Kryesindikalisti Fishta permendi me tej edhe faktin se Sindikata do ta kundershtoje amendamentin e Kuvendit qe rrit pagesen e sigurimeve te punonjesve te policise nga 2- 5 per qind pasi kjo mase ndikon drejte per drejte ne xhepin e uniformave blu. Fishta foli dje gjate Asamblese se Sindikates se Policise se Shtetit ku ishin te pranishem Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit.
Kreu i Policeve te Liruar kritikon sistemin arsimor i cili nuk eshte ne nivel akademik por ne nivel kursi
Dade Profesionistet u perjashtuan nga Policia politikisht
Gjate Asamblese se djeshme te Policise se Shtetit foli edhe kreu Shoqates se Policeve ne Lirim Shyqyri Dade. Ai tha se mbajtja e Asamblese eshte nje dite e vecante per Sindikaten e Policise se Shtetit per te luftuar per te drejtat qe i takojne asaj. Nga sa shihet ju keni mbeshtetjen edhe te drejtuesve me te larte te Policise per nismen tuaj e cila duhet pershendetur.
Por sot ne kemi perpara nje problem serioz pasi oficeret policise nuk pergatiten nepermjet Akademise se Policise pasi ajo eshte shkrire. Oficere te tille me kurse 6-javore kane zevendesuar punonjes te Policise se Shtetit ne Emer te Reformes.
Ne te gjithe jemi simpatizante te Partive ne ndryshme politike por kur vjen puna per profesionalizmin ne Polici te gjithe jemi te depolitizuar. Ne emer te reformes jane larguar nje pjese e konsiderueshme e punonjesve te Policise se Shtetit por qe ne te vertete kane pasur brenda motivin politik. Ndaj ju bej thirrje juve si Sindikate qe nese do te kerkohet tju vene ne reforme ju apo koleget tuaj te luftoni fort dhe te mos pranoni kete lloj reforme. Ne te kundert do te vini dhe te anetaresoheni ne shoqaten qe drejtoj une sot.