Eltar Deda jep doreheqjen si kryetar i deges se PS
Pas debateve te shumta ne lidhje me ndryshimet ne statutin e PS-se dhe diskutimet e shumta me te deleguarit e rinj tensioni ka rene. Qyteti i Vlores eshte i pari qe ka zbatuar kete statut te ri te PS ku ka mirepritur si te deleguar nga qendra deputeten Valentina Leskaj qe do te merret me zhvillimet ne bazen e Vlores deri ne zgjedhjet e 2013-s. Keshtu Eltar Deda eshte i pari kryetar qe zbaton statutin e ri duke dhene doreheqjen nga drejtimi i deges - Bashkia Vlore. Deda pas pershendetjes ka thene se bej doreheqje me vullnetin tim te lire si dhe falenderoj te gjithe socialistet e Vlores qe me kane mbeshtetur dhe se bashku kemi riformuar PS-ne ne te cilen ne te kaluaren ka pasur sulltane dhe agallare. Ne mbledhjen e organizuar diten e djeshme te pranishem kane qene Valentina Leskaj Arben Isaraj Fatmir Toci si dhe anetare te Asamblese se PS-se Vlore. Me kete rast kundershtimi i nisur ka rene per te mbyllur nje problem qe mund te perhapej jo pa pasoja.