E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trojka kerkoi zhbllokimin e situates

Ambasadoret

Dy dite me pare trojka e ambasadoreve ne Tirane jane takuar me kreun e opozites Edi Rama pas kerkeses per te nderhyre ne krizen e krijuar. Ambasadoret Arvizu Sequi dhe Wollfarth biseduan me dyer te mbyllura me delegacionin e PS-se ndersa pas takimit ambasadori i BE-se ne Tirane theksoi se Nese jemi te angazhuar sic jemi per te shenuar progres ne rrugen e integrimit europian duhet te nxitojme me reformat. Sipas informacioneve zyrtare te PS-se perfaqesuesit e trojkes kane shprehur mirekuptim mbi shqetesimet e opozites. Te tre ambasadoret shprehen mirekuptim te plote per shqetesimet e ngritura dhe e pershendeten rolin shume konstruktiv qe po luan Partia Socialiste per realizimin e reformave te identifikuara nga Bashkimi Europian si prioritete kyce per integrimin e metejshem te Shqiperise. Perfaqesuesit e larte te komunitetit nderkombetar vleresuan me nota shume pozitive kontributin e opozites parlamentare ne permiresimin e miratimit te ligjeve qe kerkojne 3/5 e votave te Parlamentit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›