E Diel, 1 Nëntor 2026

Elton Alushi jep dorëheqjen si drejtor i Policisë së Tiranës, ja kush pritet ta zëvendësojë

Drejtori i Policia Vendore e Tiranës, Elton Alushi, mësohet se ka paraqitur dorëheqjen nga detyra.

Sipas burimeve, kërkesa e tij ndodhet tashmë në Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ndërsa pritet që në orët në vijim të ketë një reagim apo konfirmim zyrtar lidhur me largimin e tij nga drejtimi i policisë së kryeqytetit.

Elton Alushi drejtoi blutë e Tirana për afro dy vite.

Po sipas të njëjtave burime, Oliger Torba pritet të komandohet si drejtori i ri i Policisë së Tiranës.

Deri më tani nuk janë bërë publike arsyet e dorëheqjes së Alushit, ndërsa pritet një vendim zyrtar nga strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›