E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elton John i ftuar ne dasmen mbreterore

Sër Elton John dhe partneri i tij, David Furnish, janë në listën e të ftuarve të Princit William, për martesën e tij me Kate Middleton, në datën 29 prill.

Lajmin e konfirmoi vetë këngëtari homoseksual, gjatë një interviste për një televizion kanadez.

63-vjeçari. i cili konfirmoi pjesëmarrjen, deklaroi se nuk priste të ftohej në dasmë, pavarësisht se ka qenë një mik i ngushtë i nënës së Mbretit të ardhshëm të Britanisë, Princeshës Diana.

Në 10-vjetorin e vdekjes së Dianës, në vitin 2007, Sër Elton hapi dhe mbylli ceremoninë madhështore të organizuar nga Princi Willaim dhe vëllai i tij Harry, në stadiumin “Wembley”, në Londër.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›