E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Gjermani duhet ti jepet fund menjehere konfuzionit ne ceshtjen e integrimit

Fjalimi i kryeministrit turk Recep Tayyip Erdoan shkaktoi reagime te ashpra deri indinjate. Konstatimi i tij se eshte kryeminister edhe i turqve ne Gjermani has ne refuzim kategorik po aq sa edhe kerkesa e tij qe turqit duhet te integrohen dhe te mesojne gjermanisht por se pari duhet te mesojne turqisht. Me aftesi taktike ai e krahasoi islamofobine e pamohueshme ne Gjermani me antisemitizmin dhe e cilesoi ate serish si krim kunder njerezimit. Ai mbeshteti gjithashtu serish integrimin por refuzoi asimilimin dhe me kete dobesimin e identitetit te vet kulturor.

Gjate paraqitjeve te tij ne Gjermani Erdoan perfiton prej gabimeve shumevjecare te politikes gjermane te integrimit. Qe shumica e turqve valeviste ne mase flamuj turq dhe vetem disa flamuj te Evropes apo gjermane bashke me ata turq eshte nje shenje e qarte. Sepse mbi uleset ne salle flamujte ishin ne numer te njejte.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bahaeddin Gngr

Peshtjellimit per integrimin duhet ti jepet fund sa me pare nga federata dhe landet. Por per kete lypsen vendime te guximshme duke hequr dore ne te njejten kohe prej aksioneve populiste antiturke ne fushata zgjedhore te cilat ne Gjermani vertet nuk mungojne. Perndryshe hendeku midis shoqerise shumice gjermane dhe turqve pavaresisht nese kane lindur ketu apo jane natyralizuar do te thellohet dhe zgjerohet vazhdimisht.

Nuk ben qe presidenti Wulff te paraqitet prej revistave ne kopertina si imam vetem sepse e ka cilesuar fene myslimane ne Gjermani si realitet. Nuk ben qe predikues urrejtjeje te denigrojne sa sdurohet ne mediet gjermane turqit dhe islamin me te dhjeten e se vertetes nderkohe qe arritjet e shumices dermuese te integruar ne Gjermani mbulohen me rrogoz.

BE i nevojitet nje linje e qarte

Nuk ben qe turqve tu hapen telashe te bashkimet familjare ose te vizat e hyrjes dhe te diskriminohen deri ne fyerje ne nje kohe qe shtetas te tjere edhe jashte BE-se lejohen te hyjne e te dalin pa probleme. Nuk ben me as qe ambiciet evropiane te Turqise te bazuara mbi konventa dhe marreveshjete vihen vazhdimisht ne pikepyetje sepse Turqia ka te tjera rrenje kulturore dhe fetare. Ose BE-ja e quan veten klub te krishtere dhe heq dore nga pretendimi i te qenit nje bashkim politik mbi bazen e vlerave te perbashketa bashkekohore.

Samitet e ndryshme te integrimit apo konferencat per fene islame te organizuara ne Berlin nuk ofrojne stofin prej te cilit mund te qepej nje politike e mire integrimi. Federata dhe landet duhet te nisin tani se bashku kthesen ne politiken e integrimit. Tema si nenshtetesia e dyfishte e drejta e votimit ne Gjermani se paku ne rrafsh komunal ose zbutja e kushteve te hyrjes ne Gjermani kerkojne qasje kurajoze dhe heqje dore nga qendrime maksimaliste ne politiken e integrimit. Perndryshe askush nuk duhet te habitet kur Erdoani festohet si kryeministri i te gjithe turqve edhe ne Gjermani. Shumica e turqve ne Gjermani jane kunder deklaratave te tilla por ata nuk degjohen per shqetesimet e tyre nga menaxheret e integrimit ne peizazhin politik gjerman. Ne debatin per integrimin nuk mbizoteron vetem qe prej paraqitjes se Erdoanit ne Dyseldorf niveli me i larte i alarmit.

Autor Bahaeddin Gngr

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›