E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muaji mars kushtuar grave regjizore

Arkivi qёndror shteteror i filmit ia ka kushtuar muajin mars, veprave filmike tё realizuara nga gra kineaste shqiptare. Çdo tё mёrkurё nё kinemanё e arkivit do tё shfaqen dokumentarёt apo filmat e regjizoreve femra.

Lidhur me kёte nismё, drejtoresha e kёtij instiutcioni Elvira Diamanti u shpreh ishte 8 marsi, dita ndёrkombёtare e gruas, ajo qё nxiti drejtuesit e institucionit t`i kushtonin muajin mars grave regjizore.

Ishin realizimet e kineastes Marjanthi Xhako ato tё cilat u shfaqёn tё mёrkurёn e parё. Bёhet fjalё pёr dokumentarёt “Qyteti i 1000 dritareve” i prodhuar në vitin 1959, “Reportazh nga “Shishtaveci” i viti 1967 dhe “Mjekja e fshatit” i realizuar në vitin 1975.
 

Tё mёrkurat e tjera nё kinemanë e arktivit do tё shfaqen veprat e regjizoreve Donika Muçi, Liri Ibrahimi, Viktori Çeli. Nё datё 30 mars vjen prodhimtaria kinematografike e Xhanfize Kekos dhe Adriana Elinit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›