E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhaku publikon bisedën me Dr.Florin

Pas pjesëmarrjes në “VIP Shpija”, prej nga u largua për sjellje të pahijshme, Inida Gjata rikthehet në media, pasi ka botuar librin e saj të parë autobiografik.

Në këtë rrëfim, ajo boton dhe biseda personale me disa personazhe të njohur, mes të cilave veçohet ajo me Dr. Florin, të cilin në libër e quan Dr.Klori.
Sipas Zhakut (në libër Nika), kjo është bisedë e realizuar gjatë vitit 2006.

"Pas disa vitesh Nika dhe Klori u takuan rastësisht. Nisen të përshendeten dhe të flisnin miqësisht si dy njerëz që nuk ishin parë prej kohësh. Klori nguli këmbë që ta festonin atë takim me një kafe.
Klori:Po ç'kemi njëherë? Mirë, mirë, ke ardh mirë këto kohët e fundit.
Nika: Epo, ja kshu qëlloi. Po ç'kemi nga ty, ç'thonë punët?
Klori: Mirë mi mirë, jo keq, jo keq. Po ti qenke rregullu goxha. Kisha kohë pa të pa.
Nika: Hajt mo, faleminderit gjithsesi. Vazhdoni me grupin?
Klori: Po ja, herë vazhdojmë, herë s'vazhdojmë... Po ti, shumë mirë po dukesh. Je lidhe me na nji?
Nika: Dëgjo, sikur po e tepron pak? Leji këto muhabete pa lidhje. Ose hajde çohemi se edhe unë kam punë.
Klori: Po pse o goce e merr me kaq zjarr, se s'ngela unë për ty. Unë jam martu mi, e kom grun me barrë.
Nika: S'të vjen zor, e ke grun me barrë e vje e më jargavitesh mu, tu m'bo si kodosh."

Sipas përshkrimit të Zhakut, "TRIMNIKA" është një roman me seri. Një botim i përmuajshëm që trajton realitetin e një personi publik në Shqipëri. Flet për padrejtësitë , shpifjet, ndjenjën e hakmarrjes që rritet si kancer tek TRIMNIKA. Libri ka karakter satirik dhe përbëhet gjithashtu nga karikaturat e personazheve dhe ngjarjeve . Flet për një hakmarrje simbolike, nëpërmjet një arme që vetëm " TRIMNIKA" di ta përdorë drejt. Flet për një bashkim forcash që vendosin të venë drejtësinë në vend , duke sajuar një Reality - Show ku njerëzit më të pushtetshëm të medias dhe të politikës, që kishin abuzuar me TRIMNIKËN dhe aleatët e saj , marrin ndëshkimin e merituar. Në këtë libër përzihet e ardhmja , e tashmja dhe e kaluara, dhe rrëfen ngjarje dhe personazhe reale, në një formë të parodizuar.  /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›