Manchester United kryen “adetin”, titulli shumë afër

Manchester United ka shënuar një fitore të ngushtë por të vlefshme, pothuaj tanimë për ta siguruar titullin e 20 të ligës, kjo pasi që mposhti skuadrën e Readingut 1 me 0 golin e shënuar nga Rooney në minutin e 21 e që ishte i mjaftueshëm për t’i rrëmbyer 3 pikët.
Me këtë fitore United arrin në kuotën e 71 pikëve, plot më shumë se 12 pikë se rivali nga i njëjti qytet Manchester City i cili pësoi humje sot nga Evertoni.Vlen të theksohet se United me 12 pikë dhe me një ndeshje më pak pothuaj tashmë po i buzëqesh titulli i radhës./indeksonline/