Elvana, "versioni femëror" i Florit

Këngëtarja Elvana Gjata, pas publikimit të këngës “Fake”, per të cilën ka pasur komente të ndryshme, ajo do të sjellë shumë shpejt një tjetër projekt.
Ndonëse nuk i takon 100% asaj si këngë, Elvana pritet të sjellë versionin femëror të këngës “Pa Jetë”, e cila u prezantua dy javë më parë nga kantautori Flori Mumajesi, njofton GSH. Elvana do të aktrojë njësoj si Flori, në klipin që del shumë shpejt në ekranet muzikore shqiptare dhe është realizuar nga “Max Production” . /Indeksonline/