E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvana si zëvendësim i Bleonës

Këngëtarja Elvana Gjata, pasi ka publikuar disa projekte të reja muzikore, këto ditë është e angazhuar me përgaditjet për performancën e saj të rradhës.

Sipas mediave shqiptare, ajo është e përzgjedhura e produksionit  të "X Factor Albania", si mysafire për mbrëmjen finale të këtij spektakli televiziv.

Gjata duket të jetë zëvendësim i Bleona Qeretit, situata me të cilën mbetet akoma mbetet e paqartë.
Ajo kishte paralajmëruar paraqitjen e saj dhe madje kishte regjistruar performancën  e saj, por besohet të ketë pasur mosmarrëveshje me regjisoren Vera Grabocka. /Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›