Elvira Diamanti: E kisha harruar magjinë e filmit...!
Prej dhjetë vjetësh nuk ishte dukur në një sheshxhirim. Rrjedhimisht, as në ekranin e kinemasë. Portreti i Elvira Diamantit aktore në ditët e sotme vjen te shikuesi përmes së shkuarës, veçanërisht përmes Marigosë. Fati i një drejtoreshe azili, "Lulet e vjeshtës", dhe ftesa e regjisorit Saimir Kumbaro e kanë bërë të rizbulojë magjinë e filmit. "Ne dhe Lenini", filmi i ardhur pas 15 vjetësh heshtjeje të Kumbaros, me skenar të Ruzhdi Pulahës, e ka vënë Elvira Diamantin në krah të një grupi veteran aktorësh, të gjithë emra të njohur të skenës e filmit: Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Lazër Filipi, Hajrie Rondo, Mirush Kabashi, Mehdi Malka etj. Diamanti e quan fat që u gjend sërish krah tyre. Mungesa e saj për gjithë këto vite lidhet me gjendjen e kinemasë shqiptare, realizimet e pakta dhe mungesën e ofertave. "Mosha bën edhe të vetën", shprehet Dimanti, e cila e sheh shumë të vështirë që t‘i vijë një tjetër kryerol. Në filmin më të fundit, i cili u shfaq premierë në Tiranë dhe Prishtinë, në parametrat e realizimit të tij, i pranueshëm për një publik të gjerë, ka përvetësuar shqetësimet e një drejtoreshe azili, e cila mundohet që pleqtë e "Lulet e vjeshtës" të mos mbeten pa strehë. Por zbulimi i emocioneve të jetës së këtyre ditëve mbetet vetëm në këto caqe. "Do doja një rol që të zbuloja më shumë nga vetja", thekson Diamanti, e cila edhe pse është realiste për hapat e çala të kinemasë së sotme, kurrë nuk thotë kurrë.
Pas dhjetë vjetësh shkëputjeje, "Ne dhe Lenini" ju ka kthyer sërish në sheshxhirim...
Pas dhjetë vjetësh ishte një përvojë që më riktheu magjinë e sheshit të xhirimit, magjinë e kamerave dhe në përgjithësi magjinë e marrëdhënieve me aktorët e tjerë. Ishte diçka që e kisha harruar dhe që më bën të ëndërroj për një film tjetër.
Në momentin që ju erdhi ftesa për këtë rol, cilat ishin reagimet e para. A patët hezitime?
Si diçka e harruar, nuk përjetova emocion kur erdhi ftesa. Por skenari më pëlqeu për notat njerëzore, për atë çka përcillte dhe mbi të gjitha ishte një rol që regjisori ma kërkoi pa mëdyshje. Nuk kërkoi diçka tjetër nga ajo që unë mund të ofroja, për mënyrën se si punoj, se si përshtatem me njerëzit. Ky ishte një sulm mbi mëdyshjen time.
Ky film ka bërë bashkë një grup aktorësh veteranë, gjë që vështirë të thuhet nëse do të ndodhë sërish. Me një pjesë prej tyre ju keni luajtur në filmat tuaj të parë. Si jeni ndierë në këtë atmosferë?
Ata janë edhe magjia e këtij filmi. Për hir të skenarit dhe për fatin e tij, mbledh një grup aktorësh, më të mirët e skenës dhe filmit. Të luaje përkrah Robert Ndrenikës, Tinka Kurtit, Margarita Xhepës, Hajrie Rondos, Mirush Kabashit, Mehdi Malkajt dhe aktorëve të tjerë, ishte kënaqësi e madhe. E kemi shijuar si një moment pushimi, por edhe moment të veçantë pune. Gjatë xhirimit, kushtet ishin të tilla që pothuajse gjithë kohën qëndronim bashkë. Premierën e filmit e përjetova me shumë emocion. Kam pasur fatin të luaj përkrahë këtyre aktorëve.
Pse kjo kohë e gjatë shkëputjeje? Nuk e keni parë veten të projektuar në ndonjë personazh apo ka qenë një zgjedhje e bërë për arsye joprofesionale?
Nuk ka pasur filma ose mua nuk më janë ofruar role. Kinemaja shqiptare nuk është më ajo e viteve të para ‘90-ës kur realizoheshin 12-13 filma në vit dhe t‘i kishe shumë mundësi të zgjidhje apo të refuzoje. Tani aprovohen vetëm 2-3 skenarë në vit, të cilët xhirohen me shumë vështirësi. Unë jam edhe në një moshë ku jo të gjitha rolet mund të jenë protagonistë. Kjo ka sjellë atë shkëputje që e ndiejnë të gjithë aktorët ose të paktën gjithë aktorët e brezit tim.
Një drejtoreshë azili, relativisht e re në moshë, vëmendja e së cilës vërtitet te problemet e një grupi të moshuarish. Përmes roleve të mëparshme, publiku ka krijuar një imazh tuajin si aktore. Si ka ardhur ky rol i ri te ju?
Nuk jam në gjendje të them realisht atë që pashë në premierë. Në shumë raste, sekuencat e filmit shoqëroheshin me kujtime të caktuara nga sheshi i xhirimit: diku kisha qenë me dhembje koke, diku kishte qenë shumë vapë e në një moment tjetër kishim bërë gallatë. Por Marigoja është në mënyrë të dukshme një kryerol që do t‘i jepte fat çdo lloj aktori. Edhe mua më ka dhënë. Por nga ana tjetër, bën të vështirë që të pëlqehet çdo lloj roli tjetër që mua më duket i përshtatshëm. Me kalimin e moshës, është e vështirë të kesh një kryerol, kështu që nuk shpresoj më që të kem një rol konkurrent me Marigonë. Do të ishte shumë bukur që të ndodhte, por rolet që kam pasur më pas nuk mund të kenë qenë konkurrentë, të paktën nga përmasat. "Përrallë nga e kaluara" ka pasur një skenar shumë të mirë, role shumë të bukura dhe një grup jashtëzakonisht të mirë aktorësh. Është e vështirë t‘i bashkosh sot të gjithë këta elementë.
Ju keni xhiruar realisht në një azil pleqsh, keni prekur nga afër fatet e këtyre njerëzve. Si ishte kjo marrëdhënie e drejtpërdrejtë?
Ishte shumë e dhimbshme. Ndonëse ai ishte një azil i mirë, i rikonstruktuar, për hir të së vërtetës, ata njerëz që ishin atje më bënë përshtypje dhe më lanë një shije dhimbjeje në ditët në vazhdim. Në fund të xhirimeve të filmit, kuptova se isha mësuar me atë gjendje. Mendoj se kështu u ndodh edhe drejtuesve të këtyre institucioneve. Përpiqen të bëjnë maksimumin, por në fund të fundit, pajtohen me këtë realitet, me moshën e tretë, me dhimbjet e hidhërimet e tyre. Mendoj se për një muaj xhirim, u dhuruam një gjë shumë të bukur atyre njerëzve. U krijua një marrëdhënie e çuditshme, u bëmë gati një. Ata na kanë përcjellë me lot dhe vinin na takonin edhe kur qëndronim në Konvaleshencë. Më vonë mësuam se njëri prej tyre kishte vdekur. I ndoqëm aq sa mundëm jetët e tyre edhe më pas. Por jeta kjo është, për ata vazhdon në atë azil, për gjithsecilin nga ne ka rrjedhën e vet.
Ju trembi realiteti i kësaj moshe?
Në mënyrë të çuditshme, unë i kam paraprirë kohës. Vdekja e parë që kam pasur në familje më ka goditur shumë, dhe në çdo çast e kam menduar jo vetëm pleqërinë, por edhe vdekjen si një hap larg. I lë gjërat të rrjedhin dhe kjo rreth meje ka krijuar idenë sikur jam neglizhente, sikur nuk kam natyrë agresive për t‘i arritur gjërat. Nëse do të kemi fat të jetojmë aq gjatë, nuk do t‘i shmangemi dot, por le të shpresojmë që të vijë më e mirë. Sot për sot, duhet patjetër që në strukturat shtetërore të ketë programe që t‘i ndihmojnë këta njerëz. Fëmija është i vogël, ka frikën e së ardhmes, por ka edhe shpresë. Mosha e tretë nuk pret asgjë, jeton për të mbyllur sytë sa më në paqe.
Ju thatë se ju është rikthyer dëshira edhe për një film tjetër. A ka ndonjë projekt konkret?
Është thjesht një dëshirë. Roli i fundit nuk është se kishte mundësi të merrej veçanërisht me jetën e kësaj femre drejtoreshë. Linja kryesore ishin këta pleq të azilit që rrezikonin të mbeteshin pa një strehë. Do të doja diçka që të jepja më shumë nga vetja, të tregoja për emocionet e këtyre ditëve që përjeton një femër e moshës sime. Por, duke qenë në bordin përzgjedhës të filmit, shoh që nuk ka diçka konkrete.
Të flasim pak për kinemanë shqiptare të pas ‘90-ës. Duket sikur një publik i gjerë është ende nostalgjik për filmat e së shkuarës?
As unë nuk di si ta shpjegoj këtë nostalgji. Ndoshta është thjesht nostalgji për mënyrën se si është punuar, se si jemi veshur, për një ndjenjë njerëzore të shprehur në to. Kinemaja e sotme përballet me faktin e një domosdoshmërie të kapërcimit të kufijve. Përndryshe nuk do të arrijë asgjëkundi. Ky zhvillim mund të vijë veçse me bashkëprodhime të frytshme. Ne nuk jemi në gjendje të bëjmë një film. Ka shumë shpenzime, bota ka ecur para dhe ne kemi probleme të mëdha me kushtet teknike. Ajo që kemi bërë dikur ka mbetur dhe nuk ka gjë nëse shihet me nostalgji. Ajo kinema ka nxjerrë figura aktorësh që sot vështirë se vijnë apo se mund të krijosh në kushte të tilla.
Po teatri, sa larg është tani për ju?
Për teatrin mund të them pa frikë se është shkëputje. Kërkon angazhim dhe nuk mund të bësh njëkohësisht diçka tjetër. Gjithsesi, nuk do të thosha jo nëse do të ishte një projekt që do ta kisha ëndërr, megjithëse teatrin e shikoj me shumë më tepër frikë. Të shkëputesh nga teatri e ke shumë të vështirë të rikthesh dhe të rimarësh zakonet e një aktoreje. Por asnjëherë nuk thuhet "kurrë".
Cilat do të ishin këto role të mbetura si ëndërr?
Tani nuk mund të them një përcaktim të saktë. Dikur kam pasur shumë ëndrra. Më ka pëlqyer në mënyrë të jashtëzakonshme antikiteti grek, edhe pse ka kërkuar një forcë shumë të madhe shpirtërore dhe autoriale. Unë nuk e kam provuar dot veten. Që nga koha kur kam qenë studente, më ka mbetur në mendje Ledi Makbeth. Është një rol që do padyshim një aktore të fuqishme. Nuk e di sa mirë do t‘i kisha bërë ose jo, por do t‘i kisha pasur dëshirë t‘i luaja. U shkëputa nga teatri sepse e pashë që nuk kisha mundësi të bëja ato që kisha ëndërruar. Teatri po përjetonte një periudhë kur detyrohej të vinte edhe komedi, ndonjëherë edhe të rëndomta. Atëherë vendosa të bëja diçka tjetër.
Ju keni drejtuar edhe Teatrin e Kukullave. Si është të punosh me fëmijët?
Pesë vitet që drejtova Teatrin e Kukullave lanë gjurmët e tyre. Fillova ta shikoja botën me ngjyrat e përrallave, personazhet i shikoja si Çufo apo si buratini. Këtë gjë e bëra me shumë pasion. Por gjithçka e ka një fund dhe besoj se ika në momentin e duhur. Dhashë gjithë çka munda dhe nuk do të bëja më shumë nëse qëndroja. Është e vështirë të kënaqësh fantazinë e pafundme të fëmijëve. Situata e përgjithshme e artit në Shqipëri ka reflektuar edhe në Teatrin e Kukullave. Bota ka realizime të përrallave nga "Wallt Disney", që janë në caqet e çudirave. Këto mundësi i kanë edhe teatro të tjerë, si ai spanjoll, italian apo japonez.
Si do të jenë ditët tuaja në vazhdim?
Nuk e di. Ka momente që njeriu nuk e di se çfarë e pret të nesërmen.