Elvis Kelmendi dënohet me 4 vjet burg

Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit, i cili është ndjekur penalisht nga një ekip i përzier i prokurorëve të EULEX-it dhe atyre vendor, sot u shpall fajtor dhe u dënua me katër vjet burgim.
Kelmendi u akuzua fillimisht nga prokuroria për tentim vrasje të rëndë, të kryer në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 2010 kundër Elvis Hoxhiq.
Gjatë gjykimit, Kelmendi është deklaruar fajtor në akuzën e ndryshuar nga tentim vrasje të rëndë në vrasje në tentativë./Indeksonline/