E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj vlerëson përkrahjen e Japonisë për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka pritur të hënën përfaqësuesin e përhershëm të Agjencisë Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim (JICA) për Ballkanin, Toshiya Abe.


Hoxhaj vlerësoi lartë kontributin e Japonisë për Kosovën në ndërtimin e shtetit, shoqërisë dhe të zhvillimit ekonomik.

Ministri Hoxhaj, po ashtu, ka shprehur përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të thelluar bashkëpunimin e gjithanshëm me Japoninë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, ka falënderuar në mënyrë të veçantë Agjencinë Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim për projektet dhe ndihmën që po i ofron Kosovës në këtë fazë të zhvillimeve.

Ndërsa, përfaqësuesi i përhershëm i Agjencisë Ndërkombëtare Japoneze për Bashkëpunim për Ballkanin, Toshiya Abe, ka prezantuar angazhimet e JICA-së në Kosovë, duke premtuar vazhdimin e asistencës së kësaj Agjencie për proceset zhvillimore në Kosovë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›