E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorian Bylykbashi, nga nr.10 i Partizani te numri 7 në Elbasanit

Mesfushori i talentuar i Partizanit dhe kapiteni i kësaj skuadre Dorian Bylykbashi, do të aktivizohet me Elbasanin në fushatën kualifikuese Të Ligës së Kampioneve. Elbasanasi luajti në Kupën Intertoto në rradhët e Partizanit dhe shënoi një gol në ndeshjen e dytë kundër ekipit qipriot, Ethnikos Achnas. 26-vjecari Bylykbashi, në listën që klubi ka dërguar pranë UEFA-s do të mbajë numrin 7 në fanelë. Bylykbashi do të zhvillojë kështu katër ndeshje ndërkombëtare brenda pak kohësh (2 në Intertoto + 2 në Ligën e Kampioneve).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›