E Diel, 1 Nëntor 2026

Emanuel Petit, kundër Francës dhe Zidan

Emanuel Petit, ish-mesfushori i Francës, që
u shpall kampione bote në vitin 1998 dhe
kampione Evrope në vitin 2000, ka publikuar
një biografi, ku nuk kursehet ndaj ishshokëve
të tij dhe sidomos Zinedin Zidan.
Petit ka qenë shumë i prerë ndaj kampionit
francez, i cili sipas tij ka qenë arrogant dhe
trajtohej në mënyrë të padrejtë në krahasim
me të gjithë skuadrën. "Zidan? Unë dhe ai
nuk kemi çfarë t‘i themi njëri-tjetrit. Nuk mund
të pretendosh të ndihmosh ata që kanë
nevojë, duke shërbyer për çështjen e bosëve
të mëdhenj që bëjnë rekorde që nuk ua
shpërndajnë të tjerëve. Ai ka krijuar imazhin
mediatik të të paprekshmit. Shembulli më
i mirë është përjashtimi i tij në finalen e
Botërorit 2006. Sipas meje, të dy ishin fajtorë,
provokuesi (Materaci) dhe ai që reagoi
(Zidan). Kur dëgjova Presidentin e Republikës
t‘i thoshte Zidanit: ‘Franca ju ka falur‘,
nuk dija më çfarë të mendoja. Ishte një gjest
krejtësisht i paligjshëm dhe ai ishte i papërgjegjshëm",
ishte thumbimi i Petit. Më
pas, ish-mesfushori nuk ka kursyer as
lojtarët e tjerë dhe jetën që bënin, duke
treguar për raste kur futbollistët shoqëroheshin
me prostituta dhe top-modele, ndërsa
konsumonin rregullisht kokainë. Ndërsa
pas finales së "Euro 2000", ai ka treguar se
si Bartez rrezikoi jetën nga alkooli. "Ai nisi
një garë me dy vëllezërit e partneres së tij
(Linda Evanxhelista). Fabien ra në koma etilike
në një nga banjat e hotelit dhe u desh
ndërhyrja e doktorit për t‘i shpëtuar jetën".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›