Indeksi i Paqes Botërore, Shqipëria lë pas vendet e rajonit
Shqipëria renditet e 79-ta në botë ndër 140 vende sa përket paqes dhe qetësisë. Mbi Shpipërinë, si një vend më i paqtë renditet Bolivia dhe nën të, si një vend më pak i paqtë se Shqipëri renditet Peruja. Vëndin e parë në këtë renditje për vitin 2008 e mban Islanda, kurse në vend të fundit renditet Iraku. Shqipëria është madje më mirë se sa i takon treguesit të paqes edhe se SHBA, të cilat GPI i rendit në vendin e 97, plot 18 shkallë më poshtë se Shqipëria. Vendet e rajonit si Serbia dhe Maqedoni renditen respektivisht në vendet e 85 dhe 87. Mbi Shqipërinë renditen në pozicione më të mira Rumania dhe Greqi, respektivisht në vendin e 24 dhe 54, nga 140 vende të analizuara. Indeksi i Paqes Boterore GPI, eshte rifreskuar me te te dhenat e viti 2008 qe kane qene te vlefshme per perdorim, nje vit pas indeksimit te pare i cili renditi 121 vende ne varesi te gjendjes relative te paqes dhe qetesise. Indeksi bazohet në 24 indikatorë cilësorë dhe sasiorë, të cilët kombinojnë faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, duke filluar që nga niveli i shpenzimeve që një vend bën për ushtrinë e deri tek marrdhëniet me vendet e veta fqinjë sikurse dhe niveli i respektimit të të drejtave të njeriut. Këto indikatorë janë përzgjedhur nga një panel në përbërje të të cilit janë akademikë, njërëz të biznesit, filantropistë, dhe institucioneve që kanë për mision paqen. Indeksi i paqes botërore grumbullohet dhe përllogaritet nga Njësia e Inteligjencës Ekonomike.