Usain Bolt thyen rekordin në garën e 100 metrave
Usain Bolt, 21-vjeçari xhama
jkan, ka tronditur botën e
atletikës ndërsa në mitingun
e zhvilluar dje në Nju Jork ka
arritur të thyejë rekordin botëror në
garën e 100 metrave. Sprinteri, i njohur
më shumë për paraqitjet e shkëlqyera
në garën e 200 metrave, ka
arritur të regjistrojë kohën 9"72 (me
shpejtësinë e erës + 1.7 m/sek) në
një pistë të lagur nga shiu, që kishte
rrezikuar deri në ato momente zhvillimin
normal të aktivitetit. Rekordi
u vendos në stadiumin "Icahn" të
Rendall Ajlënd, i njëjti vend ku në 14
qershorin e vitit 1991 Liroi Barrëll
regjistroi kohën 9"90, duke thyer rekordin
që mbahej nga Karl Ljuis.
Rekordi i Asafa Pauell, i vendosur
në Rieti vitin e kaluar, zgjati vetëm
8 muaj, pasi tani xhamajkani ka një
kundërshtar më të fortë se amerikani
Tajson Gei, bashkëkombësin e
tij, Usain Bolt. Ky i fundit duket
qartësisht se ka një talent të jashtëzakonshëm
për garat e shpejtësisë,
ndonëse është vetëm 21 vjeç.
Të gjithë e shihnin Bolt si një talent
vetëm në garën e 200 metrave, pasi
në vitin 2002 fitoi këtë garë në
Botërorin e paratërinjve, ndonëse
vetëm 16 vjeç, duke regjistruar një
kohë të barabartë me normën
olimpike. Xhamajkani pritej të shkëlqente
në Olimpiadën e Athinës
katër vjet më parë, por ai mbërriti atje
me një dëmtim në këmbë, që e penalizoi
gjatë garave dhe e la jashtë
zonës së medaljeve. Tashmë ekspertët
mendojnë se ai do të thyejë
në pistën e shpejtë të Pekinit rekordin
botëror të 200 metrave, të vendosur
nga Majkëll Xhonson (19"32).
Këtë duket se e mendonte edhe trajneri
i tij, Glen Mills, i cili kishte
zgjedhur për Bolt vetëm garën e 200
metrave në aktivitetin më të rëndësishëm
të atletikës. Por rekordmeni
më i ri në historinë e 100 metrave
duket se do të ndryshojë shumë
shpejt stil, duke parë se tani të gjithë
presin një përballje me Pauell.
Bolt dukej se e kishte parashikuar
një fitore në garën e zhvilluar
në Nju Jork, ku përkrah tij kishte
amerikanin Tajson Gei. "E dija se me
një nisje të shpejtë mund të mposhtja
Gei, le të themi se ishte një garë
perfekte në 99%, por mos më pyetni
çfarë kohe mund të arrij nëse vrapoj
pa gabime. Ky nuk është specialiteti
im, por kisha punuar shumë për të
bërë më të mirën. Duke ardhur këtu
kisha shumë besim tek aftësitë e
mia, por nuk mendoja se mund të
arrija rekordin botëror", deklaroi ai
pas përfundimit të kësaj gare, që e
ka kthyer nga një atlet premtues, në
një prej yjeve më të shndritshëm
para Olimpiadës së Pekinit. Bolt tregoi
maturi para garës, duke ruajtur
përqendrimin, edhe pse turneu u
ndërpre për 45 minuta, për shkak të
një furtune, e cila për pak shkaktoi
anulimin e garave të mbetura.
Xhamajkani 1.96 metra i gjatë nuk u
frikësua as nga Tajson Gei, një prej
sprinterëve më të kuotuar jo vetëm
për të fituar këtë garë, por edhe për
të marrë Medaljen e Artë në Olimpiadë.
Bolt tani shpreson që arritja
e tij e radhës të jetë në Pekin, ku
synon të marrë Medaljen e Artë.
"Është e sigurt se në Pekin do të
garoj edhe në 100 metra, pasi do të
tentoj të marr dy medalje. Jam
shumë i lumtur për këtë rekord, por
ëndërroj të fitoj një medalje të artë
olimpike. Ajo do të ishte e pakrahasueshme.
Një ditë do të dalë dikush
më i shpejtë se unë dhe do të më
heqë këtë rekord, ndërsa medalja
e Olimpiadës mbetet përgjithmonë",
deklaroi Bolt.
jkan, ka tronditur botën e
atletikës ndërsa në mitingun
e zhvilluar dje në Nju Jork ka
arritur të thyejë rekordin botëror në
garën e 100 metrave. Sprinteri, i njohur
më shumë për paraqitjet e shkëlqyera
në garën e 200 metrave, ka
arritur të regjistrojë kohën 9"72 (me
shpejtësinë e erës + 1.7 m/sek) në
një pistë të lagur nga shiu, që kishte
rrezikuar deri në ato momente zhvillimin
normal të aktivitetit. Rekordi
u vendos në stadiumin "Icahn" të
Rendall Ajlënd, i njëjti vend ku në 14
qershorin e vitit 1991 Liroi Barrëll
regjistroi kohën 9"90, duke thyer rekordin
që mbahej nga Karl Ljuis.
Rekordi i Asafa Pauell, i vendosur
në Rieti vitin e kaluar, zgjati vetëm
8 muaj, pasi tani xhamajkani ka një
kundërshtar më të fortë se amerikani
Tajson Gei, bashkëkombësin e
tij, Usain Bolt. Ky i fundit duket
qartësisht se ka një talent të jashtëzakonshëm
për garat e shpejtësisë,
ndonëse është vetëm 21 vjeç.
Të gjithë e shihnin Bolt si një talent
vetëm në garën e 200 metrave, pasi
në vitin 2002 fitoi këtë garë në
Botërorin e paratërinjve, ndonëse
vetëm 16 vjeç, duke regjistruar një
kohë të barabartë me normën
olimpike. Xhamajkani pritej të shkëlqente
në Olimpiadën e Athinës
katër vjet më parë, por ai mbërriti atje
me një dëmtim në këmbë, që e penalizoi
gjatë garave dhe e la jashtë
zonës së medaljeve. Tashmë ekspertët
mendojnë se ai do të thyejë
në pistën e shpejtë të Pekinit rekordin
botëror të 200 metrave, të vendosur
nga Majkëll Xhonson (19"32).
Këtë duket se e mendonte edhe trajneri
i tij, Glen Mills, i cili kishte
zgjedhur për Bolt vetëm garën e 200
metrave në aktivitetin më të rëndësishëm
të atletikës. Por rekordmeni
më i ri në historinë e 100 metrave
duket se do të ndryshojë shumë
shpejt stil, duke parë se tani të gjithë
presin një përballje me Pauell.
Bolt dukej se e kishte parashikuar
një fitore në garën e zhvilluar
në Nju Jork, ku përkrah tij kishte
amerikanin Tajson Gei. "E dija se me
një nisje të shpejtë mund të mposhtja
Gei, le të themi se ishte një garë
perfekte në 99%, por mos më pyetni
çfarë kohe mund të arrij nëse vrapoj
pa gabime. Ky nuk është specialiteti
im, por kisha punuar shumë për të
bërë më të mirën. Duke ardhur këtu
kisha shumë besim tek aftësitë e
mia, por nuk mendoja se mund të
arrija rekordin botëror", deklaroi ai
pas përfundimit të kësaj gare, që e
ka kthyer nga një atlet premtues, në
një prej yjeve më të shndritshëm
para Olimpiadës së Pekinit. Bolt tregoi
maturi para garës, duke ruajtur
përqendrimin, edhe pse turneu u
ndërpre për 45 minuta, për shkak të
një furtune, e cila për pak shkaktoi
anulimin e garave të mbetura.
Xhamajkani 1.96 metra i gjatë nuk u
frikësua as nga Tajson Gei, një prej
sprinterëve më të kuotuar jo vetëm
për të fituar këtë garë, por edhe për
të marrë Medaljen e Artë në Olimpiadë.
Bolt tani shpreson që arritja
e tij e radhës të jetë në Pekin, ku
synon të marrë Medaljen e Artë.
"Është e sigurt se në Pekin do të
garoj edhe në 100 metra, pasi do të
tentoj të marr dy medalje. Jam
shumë i lumtur për këtë rekord, por
ëndërroj të fitoj një medalje të artë
olimpike. Ajo do të ishte e pakrahasueshme.
Një ditë do të dalë dikush
më i shpejtë se unë dhe do të më
heqë këtë rekord, ndërsa medalja
e Olimpiadës mbetet përgjithmonë",
deklaroi Bolt.