E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emergjencat, gjashte masa kunder katastrofes

Shkoder- Komisioni i Emergjences Civile te Qarkut Shkoder, shpall masat parandaluese per te shmangur nje katastrofe te mundshme per shkak te situates se permbytjeve te diteve te fundit. I pranishem ka qene ne mbledhje edhe kreu i Komitetit Nderministror te Emergjences Civile, ministri i Brendshem, Lulzim Basha. Pas raportimit te mbajtur nga prefekti i qarkut mbi zbatimin e masave te percaktuara ne planin e veprimit, u percaktuan edhe disa detyra te menaxhimit dhe kontrollit te plote te situates.
Komisioni vendosi mbreme rreth ores 19:00, kufizimin e rrugeve me shirita tregues per zonat e permbytura. Po keshtu edhe vazhdimin e punimeve me mjete te renda per forcimin e argjinaturave te Dajcit dhe Casit ne Velipoje, ku dje ka vershuar uji pas rritjes se nivelit deri ne 50 centimetra. Nje tjeter mase do te jete kontrolli dhe monitorimi me pranine e ushtrise, policise dhe te FNSH-se se zonave te permbytura. "U vendos qe te krijohen hallkat e nderlidhjes me perfaqesues nga te gjitha njesite vendore te rrezikuara, te prefektit, te policise dhe te ushtrise, te cilet ne bashkeveprim me njeri-tjetrin do te organizojne operacionet e evakuimit ne te gjitha zonat problematike", njoftoi dje Ministria e Brendshme ne lidhje me perfundimin e mbledhjes se KEC-se. Nje prej urdhrave kryesore, per te cilet eshte kerkuar zbatim pa asnje lloj hezitimi dhe madje me force, eshte qe "ne zonat e rrezikuara te mos lejohet futja e personave qe nuk kane leje te posacme nga strukturat ushtarake, te cilat kontrollojne keto zona". Gjithashtu eshte kerkuar evakuimi i te gjithe banoreve me ane te lundrave te ushtrise dhe mjeteve te renda qe mund te depertojne ne keto zona.
Bllokimi i rruges kryesore ka nisur prej mbremjes se merkure dhe ka vazhduar dje ne Qarkun e Shkodres, madje ne disa raste eshte bllokuar edhe aksi Tirane-Shkoder. Shkak eshte bere rritja e nivelit te ujit ne zonat e Bushatit, Dajcit, Obotit dhe dje ne Velipoje. E njejte mbetet situata ne Qarkun e Lezhes, ku zona e bregdetit eshte e pakalueshme per shkak te permbytjeve pas baticave te detit.
Ministri i Brendshem, Lulzim Basha dhe anetare te tjere te Komitetit Nderministror te Emergjences Civile, kane inspektuar qe ne oret e para te mengjesit te djeshem zonen e perfshire nga permbytjet ne qarqet Shkoder e Lezhe. Ne kete zone ka qene e pranishme edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, qe perseriti thirrjen per evakuim te banoreve. Evakuime masive po kryhen ne fshatra te komunes Gur i Zi dhe ne komunen Dajc, ku jane vene ne dispozicion 15 mjete te Ministrise se Mbrojtjes.

Vendimi i Komisionit te Emergjencave:
Kufizimi i rrugeve me shirita tregues per zonat e permbytura.
Vazhdimi i punimeve me mjete te renda per forcimin e argjinaturave te Dajcit dhe Casit ne Velipoje.
Kontrolli dhe monitorimi me pranine e ushtrise, policise dhe te FNSH-se se zonave te permbytura.
Te krijohen hallkat e nderlidhjes me perfaqesues nga te gjitha njesite vendore te rrezikuara, te prefektit, te policise dhe te ushtrise, te cilet ne bashkeveprim me njeri-tjetrin do te organizojne operacionet e evakuimit ne te gjitha zonat problematike.
Ne zonat e rrezikuara te mos lejohet futja e personave qe nuk kane leje te posacme nga strukturat ushtarake te cilat kontrollojne keto zona.
Te vazhdoje evakuimi i te gjithe banoreve te mbetur dhe gjese se gjalle, ne nje kohe sa me te shpejte.
Shtabi i FA-se: Kemi dyfishuar forcat e ushtrise
Shtabi i Pergjithshem i Forcave te Armatosura, njoftoi diten e djeshme se ka shtuar trupat ushtarake ne zonen e operacionit ne Lezhe dhe Shkoder. "Jane shtuar trupat me 300 persona, si dhe jane shtuar mjete te transportit 20 te tjera. Gjithashtu jane derguar 8 varka me motor, si dhe jane nisur per ne operacion 3 helikoptere BO-105", thuhet ne njoftimin zyrtar te FA-se. Kryesisht ushtria dhe policia jane te vendosura ne zonat me problematike per evakuimin e popullsise dhe gjese se gjalle ne zonen e Dajcit dhe Ana e Malit. "Po punohet ne Velipoje dhe Shengjin per perforcimin e argjinaturave, kurse gjithsej jane ne terren 490 forca ne operacion dhe 107 mjete", njoftoi Shtabi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›