Kryeministri, takim me te derguarin e Berluskonit
Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, dergoi dje ne vendin tone keshilltarin e tij special per Komitetin e Mbrojtjes se Digave, Roberto Guercio i cili shprehu gatishmerine e tij dhe te shtetit italian, per perballimin e situates se krijuar nga permbytjet. Gjate nje takimi me kryeministrin Sali Berisha, Guercio ofroi mbeshtetjen dhe asistencen e shtetit italian ne perballimin e kesaj situate, qofte ne aspektin e sigurise se digave, qofte ne aspektin e emergjencave civile. I shoqeruar edhe nga ambasadori italian ne vendin tone, Saba D'elia, ata shprehen gatishmerine e tyre per te ndihmuar vendin tone jo vetem ne perballimin e ketij momenti te veshtire, por dhe ne trajtimin e ceshtjes se sigurise se digave ne nje hark kohor me afatgjate. "Eshte e rendesishme, qe qytetaret te shohin dhe te vleresojne qe autoritetet dhe profesionistet po perballojne me seriozitet situaten, duke qene te sigurt ne administrimin e asaj qe ka ndodhur dhe ne projeksionin e evenimenteve qe do te vijne", u shpreh eksperti italian. Nga ana e tij kreu i qeverise, Berisha shprehu falenderimet me te ngrohta per kryeministrin Berluskoni dhe qeverine italiane, per pergjigjen e shpejte te tyre ne ndihme te perballimit te situates se krijuar. Nderkohe qe kreu i qeverise, theksoi faktin se per situaten e krijuar ne vendin tone, eshte informuar edhe NATO, qendra e emergjences si vend anetar i NATO-s. "Po ashtu, qeveria mike austriake ka kerkuar te dije se cilat jane nevojat tona per ndihma me qellim qe te na i ofrojne. Qeveria e Maqedonise dhe qeveria e Kosoves, jane te vendosur te na ndihmojne. Kjo eshte nje situate, te cilen ne do ta menaxhojme dhe do ta kapercejme", informoi dje kryeministri.