E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Gjendje e Jashtezakonshme, po vazhdoi kjo situate

Rozeta Rapushi
Qeveria ndodhet ne prag te shpalljes se gjendjes se jashtezakonshme ne Shkoder dhe Lezhe, nderkohe qe premton se do te kompensoje deri ne qindarken e fundit per cdo dem te krijuar ne keto zona. Kryeministri Sali Berisha, tha se per kete qeveri, siguria e qytetareve eshte e para. "Cfaredo qe t'u ndodhe qytetareve shqiptare, cilado qe te jete fatkeqesia natyrore, qeveria eshte dhe do te jete prane tyre. Ky eshte rregulli i sigurise. Kjo vertete eshte nje fatkeqesi natyrore, por eshte nje leshim i imponuar i ujerave, per shkak te sigurise kombetare. Ne menyre absolute, sa here qe te detyrohemi per te hapur portat, banoret do te kompensohen qindarke per qindarke", siguroi kryeministri. Sipas tij, eshte e vertete qe urdhrin per hapjen e portave po e japin autoritet shteterore, po e jep KESH-i, por e verteta eshte qe jep urdher dhe po zbaton rregullat ne interesin me te mire te qytetareve shqiptare, perfshire edhe ata qe po permbyten, te cilet sot jane fatkeq. Madje duke ironizuar, kreu i qeverise tha se edhe vite me pare, permbytje kane ndodhur dhe kompensime nuk jane bere nga qeverite e meparshme, nderkohe qe kjo qeveri do te kompensoje per cdo qindarke. Kreu i qeverise theksoi se ne keto kushte, ne rast se situata vijon te jete ne te njejtat kushte, do te veprojme ne kushtet e gjendjes se jashtezakonshme. "Nese detyrohemi per te shpetuar jetet e njerezve, ne do te shpallim gjendjen e jashtezakonshme ne ate zone, pasi ata nuk mund te humbasin jeten. Ne e shohim qe moti eshte i papermbajtur, por ne duhet te bejme cdo gje qe te kursejme jeten e njerezve. Me pas, po te jete e mundur, te kursejme edhe cdo gje te gjalle. Ndersa per te tjerat, ne kemi faktuar qe rindertojme. Secilit prej tyre do t'i kompensohet demi qe do t'i behet nga kjo permbytje", vijoi ai. Kryeministri hodhi poshte cdo akuze te opozites, se nje situate e tille ndodhi si pasoje e mos zbatimit te rregullave te digave, para tejmbushjes se liqeneve. Sipas kryeministrit, qendrime te tilla jane spekulime dhe deshmojne amoralitet te madh. Rregullorja eshte zbatuar pike per pike. Rregullorja percakton kuotat per cdo sezon dhe une mund t'ju garantoj se pa arritur kuota me e larte e percaktuar per sezonin, grupi i emergjences se KESH-it ka filluar shkarkimet. Korporata ka zbatuar me perpikmeri ate qe shkruhet ne nenet e rregullores. Te gjitha te tjerat jane mashtrime amorale te atyre qe mendojne se mund te nxjerrin perfitime duke mashtruar qytetaret", sqaroi ai. Kryeministri beri te ditur se permbytjet e lumenjve Drin apo Mat, nuk mund te thuhet nese erdhen nga stuhi e madhe, ngrohje globale apo pati lidhje me eklipsin e henes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›