Emergjencat Berisha Shqiperia batalion special per NATO-n

Kryeministri Do te rrisim pranine ne misionet e NATO-s. Aftesim me te madh te ushtrise per emergjencat civile.
Shqiperia do te rrise rolin e saj ne te gjitha misionet e Aleances se Atlantikut te Veriut dhe nisur nga kjo Kryeministri Sali Berisha premton krijimin e nje batalioni special i cili do teperdoret per permbushjen e nevojave te NATO-s. Kete objektiv shpalli kreu i qeverise ne takimin e radhes te ministrave te Mbrojtjes te vendeve te Evropes Juglindore i cili u mbajt dje ne Tirane. Ne po punojme per formimin e nje batalioni te mundshem per ta shpalosur ate aty ku ta kerkoje NATO. Ne po punojme per aftesimin gjithnje me te madh te ushtrise sone - tha Kryeministri Sali Berisha. Per ta konkretizuar kete Berisha ne materialin e mbrojtjes njoftoi se po punohet per aftesimin gjithnje e me te madh te ushtrise shqiptare per emergjencat civile. Kam kenaqesine tju raportoj ketu se dy nga emergjencat me te medha qe Shqiperia eshte perballur gjate 50 apo me shume viteve te fundit rol kryesor ne perballimin tyre luajten njesite e FA te cilat kishin permbushur detyrime ne misione te rendesishme ne Irak Afganistan dhe te tjera - deklaroi z. Berisha. Kryeministri foli per reformimin e forcave te armatosura dhe hapat qe ato kane hedhur vitet e fundit. Ushtria shqiptare tha Berisha merr pjese ne operacionet me te veshtira te aleances ne zonat me te nxehta. Ai e vleresoi kontributin e forcave te armatosura edhe sa i takon perballimit te emergjencave civile perpara te cilave eshte gjendur Shqiperia vitet e fundit. Sipas tij nje pjese e rendesishme e ketij ministeriali do te jene edhe nderhyrjet e emergjencave civile te ushtrise qe do te sjellin edhe nje aftesim me te madh te ushtrise sone per sa u perket emergjencave civile. Ishin ato qe bene te mundur qe dimrin e kaluar nje permbytje e nje shkalle te atille sa vende me te zhvilluara se Shqiperia u kushtoi dhjetera jete te humbura qe ben te mundur qe pavaresisht nga nivelet shumemetershe te ujit dhe shpejtesine e vershimit te tij ne nuk humbem asnje jete njerezore - vijoi Berisha. Para ministrave te Mbrojtjes se Evropes Juglindore ne fjalen pershendetese Kryeministri Berisha e cilesoi kete takim si nje ngjarje shume te rendesishme per Shqiperine ne kuadrin e bashkepunimit rajonal bashkepunim i cili ka vlera te vecanta ne procesin e integrimit te vendeve te rajonit ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Duke shprehur mirenjohjen e thelle per qeverine e SHBA-ve por dhe qeverive dhe vendeve anetare te NATO-s per mbeshtetjen qe i dhane Shqiperise ne kete proces Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare do te mbeshtese ne vazhdimesi procesin e integrimit te vendeve te rajonit ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Kryeministri Berisha falenderoi perfaqesuesit e vendeve mike pjesemarresve ne kete takim per ndihmen e cmuar qe i kane dhene dhe i japin Forcave te Armatosura shqiptare ne procesin e reformimit te tyre dhe garantoi se keto investime ne ndihme te ushtrise shqiptare po bejne qe ushtria jone te jete gjithnje e me shume nje partner i denje i ushtrive te vendeve mike. Nder te tjera Kryeministri garantoi se qeveria shqiptare do te beje cdo perpjekje per te mbeshtetur me tej konsolidimin e nismes se SEDM-it ne interesin me te mire te vendeve te rajonit. Kreu i qeverise shqiptare perpara ministrave te Mbrojtjes te SEDM-it pershendeti anetaresimin e Serbise dhe te Malit te Zi duke shprehur bindjen se edhe Kosova do te kete vendin e vet ne kete organizate. Gjithashtu Berisha permendi se Shqiperia fale reformave te medha ka bere hapa perpara ne siguri ekonomi drejtesi dhe po ben hapa perpara per tu anetaresuar ne Bashkimin Evropian. Jemi te angazhuar per nje sere reformash per te arritur standardet e vendeve te Bashkimit Evropian. Dhe keto reforma mundesuan anetaresimin ne NATO. Shqiperia ka bere nje lufte te madhe kunder krimit te organizuar - u shpreh Kryeministri Sali Berisha.
SEDM task-force per emergjencat ne rajon
Nje task-force ose nje organizm te perbashket lidhur me perballimin e emergjencave civile ne rajon. Ky eshte propozimi i bere dje ne ministerialin e Mbrojtjes SEDM. Sipas ministrit tone te Mbrojtjes Arben Imami nje nder problematikat e diskutuara dje me gjeresisht eshte ripercaktimi dhe plotesimi i misionit te sigurimit. Ne - tha ai - mendojme se ne kete ripercaktim dhe ridefinim do te ishte e nevojshme qe SEEBRIG te merrte rolin nder te tjera e krijimit te nje force qe te jete e gatshme per tiu pergjigjur sfidave te emergjencave per te gjithe rajonin. Per arsyen e pare se te gjitha krizat vijne per shkaqet natyrore dhe jane me te medha se cdo shtet per me teper per vende qe kane mundesi te kufizuara si tonat. Po ashtu e pare nga kendveshtrimi i kostove trajnimet e perbashketa nder veprimet nepermjet SEEBRIG-ut do te ulnin kostot e pergatitjeve ushtrive tona dhe do te rrisnin nderveprueshmerine mes tyre. Keshtu qe ne ne fakt e hapem kete diskutim dhe vendimet pritet te merren ne te ardhmen - deklaroi ministri Imami. Takimi i SEDM u permbyll me sukses duke treguar keshtu edhe nje here se ky proces jo vetem sa vjen dhe konsolidohet por eshte shnderruar ne nje faktor stabiliteti dhe sigurie ne rajon. Sot kemi nje rajon i cili eshte i vendosur dhe i dedikuar per integrimin ne NATO dhe BE i vendosur per sigurine dhe stabilitetin ne rajon - nenvizoi nder te tjera ministri shqiptar i Mbrojtjes z. Arben Imami gjate konferences se perbashket per shtyp te ministrave te Mbrojtjes se Evropes Juglindore. Per me teper vendet anetare shprehen vullnetin e padiskutueshem per vazhdimin e politikes se dyerve te hapura dhe vazhdimin e projekteve te perbashketa edhe per perballimin e emergjencave civile te cilat mund te provokohen ne cdo vend. Ashtu sikunder theksohet ne deklaraten e perbashket SEEBRIG duhet te rrise kapacitetet per orientimin e veprimtarise se tij edhe ne kete kontekst. Ministrat e vendeve pjesemarrese vleresuan ne menyre te vecante ministrin e Mbrojtjes se Shqiperise per mikpritjen e shkelqyer dhe organizmin e suksesshem te ketij eventi ne Tirane.