Halili prezanton Deden Shpresojme te mbyllim njehere e mire nderrimet e shpeshta te trajnereve
Nevil Dede u rikthye dje ne forme zyrtare te Tirana si trajner i 24 here kampioneve te Shqiperise. Ish-mbrojtesi i kombetares i mori vendin Sulejman Staroves i cili u shkarkua per shkak te marrjes me pak se 50 per qind te pikeve ne gjashte javet e para te Superliges. Starova arriti qe ne krye te stolit te bardhebluve te koleksiononte 2 fitore 2 humbje dhe 2 barazime.
Halili cakton objektivat
Dede do te jete keshtu trajneri i 17-te ne keto 7 vite qe Tirana drejtohet nga Refik Halili. Presidenti i bardhebluve prej tre vitesh tashme sponsorizon i vetem klubin njihet si nje person shume kerkues cka justifikon edhe kokat e prera te trajnereve. Por dje gjate prezantimit te te riut Halili la te kuptohej se nuk kishte me ndermend te ndryshonte timonier. Gjithashtu numri nje i bardhebluve u shpreh optimist per ta rikthyer kete skuader ne vendet e para te klasifikimit dhe per ta futur ne garen per titullin kampion duke i cilesuar si objektivat kryesore te kesaj aventure te re te Tiranes te udhehequr nga Nevil Dede. Nga sot e tutje shpresojme qe te mbyllim njehere e mire nderrimet e shpeshta te trajnereve ne skuadren tone por kjo varet edhe nga rezultatet qe do te kete ne te ardhmen ne drejtimin e ekipit. Ashtu si ka pasur rezultate si lojtar ne ekip duke fituar shume dhe duke qene nje lider shpresojme qe edhe si trajner te kete ecuri pozitive. Dede ka fituar shume trofe dhe i uroj suksese - pohoi Halili.
Pagat
Me pas gjate fjales se tij presidenti i Tiranes kerkoi qe te sqaronte publikun per akuzat qe i jane bere ne media per sa u perket pagave te futbollisteve. Halili nenvizoi Ky eshte viti i shtate qe sponsorizoj dhe viti i trete qe jam i vetem. Ju konfirmoj shume sakte qe nuk ka futbolliste qe mos te jete paguar nga klubi i Tiranes. Sa here qe nenshkruajme me lojtaret u them qe ta shohin ate. Pastaj ka edhe sanksione se kur nuk del kampion nuk merr 15 te pages apo edhe per ata qe nuk luajne rregullisht. Nuk ka skuader si Tirana qe ka paguar edhe paradhenie ashtu si edhe kete sezon. Pagesa eshte problem i mbyllur te Tirana. Ne fund te fjales se tij Halili u beri edhe nje here thirrje organeve kompetente qe te kthejne Tiranen sa me pare ne nje shoqeri aksionere. Sipas tij kjo eshte menyra e vetme qe klubet te bejne hapa perpara.
Dede I lumtur qe u ktheva ne shtepi
Mungesa e rezultateve dhe mosgrumbullimi i 50 te pikeve ne keto jave te para ka qene arsyeja e bere publike nga drejtuesit e Tiranes per largimin e Staroves. Nderkohe Nevil Dede edhe pse i larguar me polemika ne sezonin e shkuar kur ishte zevendestrajner u rikthye ne kete edicion me optimizem duke lene postin e ndihmestrajnerit te Skenderbeu i Muces. Jam i kenaqur qe rikthehem ne familje apo ne shtepi si i thuhet ne gjuhen mediatike. Tirana eshte skuader e madhe dhe presioni mbi te eshte i vazhdueshem. Kjo periudhe ka treguar se ekipi nuk e ka mbajtur presionin ashtu sic duhet. Nuk ka nevoje qe drejtuesit te me kerkojne objektiva pasi une kam luajtur ketu. Ne me shume se 20 vjet te karrieres sime me duhet te them se vetem dy sezone kam qendruar larg ketij ambienti. Derisa e kam pranuar kete pune kjo tregon se besoj te grupi qe eshte nga me te miret ne kampionatin shqiptar - tha Dede.
Tifozet ne fushe
Me tej ish-numri dy i ekipit te Skenderbeut pohoi se per te baza eshte puna. Si nje ish-futbollist Dede premtoi se do te beje maksimumin qe te nxjerre ne fushe nje ekip sa me kompetitiv pasi vetem ne kete menyre do te mund te afroje sa me shume tifoze ne stadium. Ne qofte se arrijme qe te mbushim shkallet e stadiumit dhe kenaqim tifozet me lojera dhe rezultate atehere ne kemi bere nje pune te mire. Mund te jesh nje trajner shume i mire dhe me lojtare cilesore por kur ske fat ndodh qe te mos arrish edhe rezultate. Ndodh qe je i shemtuar ne loje dhe ke rezultate. Mbi te gjitha ajo qe me ka bere qe une te drejtoj Tiranen eshte emri i madh qe ka kjo skuader dhe mbeshtetja e drejtuesve dhe grupi aktual i lojtareve. Ne qofte se ne do te jemi te bashkuar si gishtat e dores atehere besoj se do kemi suksese. Ne qofte se une nuk do te kem rezultate do te hap krahun per te miren e ekipit dhe do largohem per nje nivel tjeter ekipi - perfundoi Nevil Dede.